Koordinatori i Partisë Socialiste në qarkun e Shkodrës, njëherazi deputet i Partisë Socialiste, Ditmir Bushati ka prezantuar në Pukë, kandidatin e PS për zgjedhjet lokale të 30 Qershorit. Ai është kryebashkiaku aktual Gjon Gjonaj.
"Kreu I bashkisë Pukë, z.Gjon Gjonaj rikandidohet nga Partia Socialiste për të vazhduar projektin për transformimin e metejshëm të Pukës, Gjegjanit, Luf-Qerretit Qelzes dhe Rrapes. Prezantimi i z.Gjonaj u bë sot në Asamblen e Partisë Socialiste të bashkisë Pukë nga kordinatori politik i qarkut, z.Ditmir Bushati", shkuhet në njoftimin e Bashkisë Pukë.