Divorci i bujshëm Kim Kardashian dhe Kanye West! Reperi bën përpjekjen për ribashkim pas romancës së re të blogeres

Divorci i bujshëm Kim Kardashian dhe Kanye West! Reperi bën përpjekjen për ribashkim pas romancës së re të blogeres

Kim Kardashian dhe Pete Davidson

Pas një videoje që qarkulloi në rrejte sociale ku reperi i njohur Kanye West kërkonte të ribashkohej me familjen e tij një tjetër tentativë suprizuese u pa në Instragramin e tij personal. West ndau me 9.5 milionë ndjekësit e tij një artikull nga TMZ, që përfshinte një foto bardh e zi të tij dhe Kim duke u puthur me mbishkrimin ‘Kanye West thotë së Zoti do ta bashkojë atë dhe Kim sërish’ dhe etiketoi si median ashtu edhe Kim Kardashian, e cila kohët e fundit ka qenë duke dalë me Pete Davidson.

Kohëve të fundit, blogeria e njohur është parë shpesh në shoqërinë e ëmbël të aktorit dhe komedianit Pete Davidson. Mundësitë e West me Kardashian janë ‘venitur’ po ashtu nga një deklaratë që ka qarkulluar nga burimet ku thuhet se asnjë ‘lutje’ apo prononcim publik nga ana e West nuk do ndikojë në procedurat e divorcit.

Kardashian paraqiti kërkesën për divorc nga West në shkurt pas gati 7 vitesh martesë dhe pas muajsh thashetheme për krizën në çift. Që atëherë, ajo dhe reperi kanë qenë prindër të përkushtuar për katër fëmijët e tyre.

Tani Kim është duke shijuar romancën e re me Pete Davidson, për të cilën, natyrisht, West nuk është aspak i kënaqur.

“Vetëm kur Kanye pa se Kim po vazhdonte jetën, ai vendosi që ai dhe Kim do t'i zgjidhnin gjërat, por është tepër vonë për këtë dhe nuk funksionon kështu,” thonë burimet. “Kanye është shumë i shqetësuar, sepse ajo po shoqërohet me Pete, duke qenë se atij nuk i pëlqen Pete dhe kjo nuk ka nevojë të shpjegohet më tej është e qartë. Pra, fakti që Kim filloi të shoqërohej me Pete e shqetësoi Kanye-n në përgjithësi dhe tani që ai e sheh se ajo po kalon mirë pa të .”

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Me shpejtësi skëterrë, deri në 202 km/h në Peqin-Elbasan! Policia Rrugore ndëshkon shoferët me masa dhe zbritje pikësh: Familja ju pret në shtëpi!

Me shpejtësi skëterrë, deri në 202 km/h në Peqin-Elbasan! Policia Rrugore ndëshkon shoferët me masa dhe zbritje pikësh: Familja ju pret në shtëpi!