Goditi 4 policë, një gazetar të njohur dhe disa qytetarë të tjerë, lihet i lirë djali i Ismet Drishtit! Vendimi nga gjyqtari Altin Abdiu, i biri i Fehmi Abdiut

 Goditi 4 policë, një gazetar të njohur dhe disa qytetarë të tjerë, lihet i lirë djali i Ismet Drishtit! Vendimi nga gjyqtari Altin Abdiu, i biri i Fehmi Abdiut

Ismet Drishti dhe djali i tij

Gjyqtarët pa Vetting vijojnë të inkurajojnë dhunën ndaj policisë, gazetarëve dhe qytetarëve të zakonshëm. Gjyqtari Altin Abdiu, i biri i Fehmi Abdiut, ka liruar sot nga qelia djalin problematik të Ismet Drishtit, Agim Drishti, i cili tre ditë më parë goditi me grushte 4 policë të “Shqiponjave". Gjyqtari Abdiu nuk ka pranuar kërkesën e prokurorit Dritan Nushi, për caktimin e masës së “arrestit në burg” për Drishtin, duke e lënë këtë të fundit me masën e sigurisë “Detyrim për t'u paraqitur pranë policisë gjyqësore”.

Agim Drishti, në orët e para të mëngjesit të së shtunës, ka goditur me grushta e shkelma efektivët e patrullës “Shqiponja”, të cilët ishin duke kryer veprime verifikuese ndaj tij. Për shkak të dhunës, Agim Drishti është arrestuar në kushtet e flagrancës, ndërsa 4 efektivët e policisë së skuadrës “Shqiponja”, kanë kallëzuar penalisht Agim Drishtin për akuzën e “Kundërshtimit me forcë gjatë ushtrimit të detyrës” dhe “Goditjes për shkak të detyrës”.

Shqiptarja.com mëson se Agim Drishti, djali i humoristit Ismet Drishti, disa ditë më parë ka goditur dhe kanosur edhe një gazetar të njohur në Tiranë, për arsye banale, konkretisht për një keqkuptim në trafikun e qarkullimit të automjeteve në rrugët e kryeqytetit. Agim Drishti i është sulur me grushte gazetarit, duke i terrorizuar fëmijët e mitur. Nga goditjet dhe përleshjet, ora e Drishtit ka mbetur në makinën e gazetarit, në të cilën kishte edhe dy fëmijët e mitur.

Ndërkaq në prokurori mësohet se janë referuar edhe disa kallëzime të tjera për Agim Drishtin, i cili vijon të jetë i lirë dhe të kanosë qytetarët në rrugë. Prokuroria e Tiranës pritet që të apelojë vendimin në Gjykatën e Apelit, ku do kërkojë masën e “arrestit në burg” për Drishtin.

SI.E./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loran: 07/12/2021 12:29

    Bejini testin e droges ktyre rrugecerve te Shqiponjes se jan shumica te droguar

    Përgjigju
    • M.Shyrri: 07/12/2021 16:28

      Ke te drejte. Kurse ketij cunit te ismetit qe punon shtrim vijash te bardha beheni hero....

  • Palushi: 07/12/2021 09:11

    Zoti me pseudonimin Oficer! Para disa ditesh doli nje artikull ne kete gazete ,qe nje grabites me unifirme!mori 4000 mij euro per tja dhene provimet nje polici te ardhshem! pra zoti Oficer keto jane policet qe ne kerkojme!keto jane policet grabitesa me uniforme !qe po terrorizojne popullin gjdo dite, me sjellet e tyre arrogante dhe pa edukate, me keto polic grabitsa! Shqiperia kur nuk ka per te ecur perpara, pa lere dhe gjygjtaret dhe prokuroret me pasurite e tyre prrallore.

    Përgjigju
  • ENDRI: 07/12/2021 08:03

    Djal komunisti biri i botes, e kane korrupsionin ne gjak. Keshtu eshte kur nuk ka denim me vdekje. Boni qef sa te dali ndonje burre si ENVER HOXHA SE JU CON PRAP NE VERI KU TE MBLIDHNI BAKER ME TIGAN. RRACE E KEQE.

    Përgjigju
  • Scutari: 06/12/2021 22:35

    S'ka gjë se do t'a gjejë hundëleshin më shpejt!!

    Përgjigju
  • Edi: 06/12/2021 22:04

    Te behesh i forte se ke babin karagjoz!!!!

    Përgjigju
  • Humoristi: 06/12/2021 21:50

    Eshte rraf ismeti shkrete gjithe jeten ka 30 vjet, si gomari n'duhan ... rraf ne shkoder e rraf tirane per kamerat e fshehta dhe "gjobat" e politikanve te kohes! Tashi paska dale djali do me i marr hakun sic duket, Po e paska nis mbrapsht..

    Përgjigju
  • Oficer: 06/12/2021 21:45

    Ktij drishtit hallall ja bofte zoti Dhe turp per policine , qe ka rrahur 4 police!!! E kuptoni ca do te thote?! Me qene se policet i rrafin ne kete forme, duhet urgjentisht te lene detyren, duke pare dhe personin konkret ( seshte ndonje superman ) Dhe te ndiqet penalisht dhe ai qe i ka rekrutu kta efektive te pa pergatitur si fizikisht dhe profesionalisht! Minimalisht duhet te perdornin te njejten dhune Dhe shkopin perkates pa meshire qe ka cdo polic me vehte, Sepse ne akademi kane bere normat dhe jane testuar per kte pune Dhe sic duket i kane marre me mik, Se si kane kaluar testimet! Jam perballur jo pak here me kto tipa Dhe e i kam ballafaqu me asfaltin pa dallim miku, leku, apo politike, Pavarsisht, seshte se te japin ndonje shtyse per shume lart ne detyre, Por te pakten , ska ndodhur te jesh ne detyre dhe te te rrahin . Policia duhet te jete me pergatitur dhe me e vendosur ne zbatimin e ligjit, kaq.

    Përgjigju
  • Tani: 06/12/2021 21:40

    Tarzani ka zbrit ne qytet

    Përgjigju
  • Vlore: 06/12/2021 21:09

    Kur te ngarkoj mushkat per Tufine ky.do dali ai babi karagjoz ne proteste

    Përgjigju
  • Sigi: 06/12/2021 20:55

    Eshte Shqiperi jo USA ,ku te godaseah policin e nerr plumbin ballit .Uniforma e policit duhet te mbrihet nga drejtesua dge jo te tolerohet ne jete fare feje

    Përgjigju
    • Grupi: 06/12/2021 22:47

      Nuk e njoh kete djalin por te jesh i sigurt qe keta te repartit Shqiponja jane rrugace dhe me sjellje me shume se rrugacerore. Ky mund te jete i dhunshem por Shqiponjat e Policise se Shtetit i flasin dhe i trajtojne qytetaret ne memyre rrugacerore. Ndoshta ky ka qene shkaku qe e kane liruar.

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Dokumenti/ Si Lulzim Basha u dënua nga gjykata për shpifje për rastin e Olsi Ramës

Dokumenti/ Si Lulzim Basha u dënua nga gjykata për shpifje për rastin e Olsi Ramës