Reperi “Noizy” ka publikuar sot në kanalin e tij zyrtar në You Tube klipin e ri të këngës “Grande”.

Ajo që vihet re në këtë klip është prezenca e Erik Fullanit, djalit të ish guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani.

Eriku shfaqet me “Benz”-in e tij luksoz, së bashku me djemtë e grupit OTR.

Në klip, që më së shumti është xhiruar mbrëmjen e disa ditëve më parë në sheshin “Nënë Tereza” në kryeqytet, vihet re edhe prezenca e VIP-ave të tjerë si Çiljeta dhe Enca, por edhe makinat luksoze.

Vetëm 3 orë pas publikimit, videoklipi ka arritur më shumë se 65.000 klikime në rrjetin social You Tube.

erik fullani te klipi Noizit

erik fullani te klipi Noizit