Djali i kryebashkiakut të Kurbinit është bërë protagonist i një aksidenti me makina në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot pranë kryqëzimit të Gjormit.
Sipas policisë, Kevi Bardhi, djali i kryebashkiakut Artur Bardhi ka qenë duke ecur me shpejtësi në autostradë me mjetin e tij tip Benz me targë AA 111 OU në momentin kur është përplasur me një furgon që po futej në autostradë, ndërsa ky i fundit ka përplasur një makinë të policisë se Lezhës që ishte parkuar anë rrugës dhe po kryente kontrolle me radar.
Nga aksidenti mbetën të plagosur efektivi i policisë Lekë Ndreca, djali i kryebashkiakut të Kurbinit dhe një pasagjer që ndodhej në mjet me të. Ata janë dërguar me urgjencë për ndihme mjekësore në Spitalin e Laçit nga ku bëhet e ditur se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Dyshohet se shkak për aksidentin është bërë dalja në mënyrë të menjëhershme në superstrade e mjetit tip Ford me targë AA 602 CH, i cili është përplasur fillimisht me makinën e 20-vjecarit dhe më pas edhe me një makine policie që ishte në shërbim e parkuar anë rrugës.
Sipas policisë Kevi Bardhi po udhëtonte me shpejtësi të lartë në momentin që shkaktoi aksidentin. Mësohet se Kevi Bardhi është larguar nga vendi i ngjarjes pas aksidentit dhe është drejtuar për në spitalin e Laçit bashkë me shokun që kishte si pasagjer në makinë.
Policia vijon hetimet për ngjarjen.
Profili ne Facebook
Nga postimet që bën 20-vjecari në rrjetin social Facebook, duket se Kevi Bardhi është i fiksuar pas makinave të shtrenjta dhe shpejtësisë së lartë. Ajo që bie në sy është se djali i kryebashkiakut Artur Bardhi qarkullon me makina të markave të fundit si BMW 5 dhe benza super luksozë.
[gallery]19201[/gallery]

Redaksia Online
d.b/Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO