Djali i Parashqevi Simakut nuk ka pranuar të takonte nënën e tij, u shpreh ish-bashkëshorti i artistes, Robert Nolfe, në një intervistë ekskluzive për Top Story.
Sipas tij, i vetmi rast kur djali ra dakord ta takonte nënën e tij ishte sot.
Pjesë nga intervista e tij
“Problemi është se po më kërcënojnë mua e familjen. Çdo foto është e kërcënuar online. Kam një vajzë 10 vjeçare e ajo nuk duhet të jetë e përfshirë. Njerëzit po qarkullojnë fotografinë online të saj e po thonë që ajo duhet të paguajë.
Kur ajo u zhduk, u zhduk prej të gjithëve, prej meje e Lukës. Si familje mbase si shtet nuk i jemi përgjigjur asaj, por nuk kisha zgjidhje. Duhej të kujdesesha për djalin. Kishte shumë këshilltarë të tjerë që u përcaktuan të kujdesej për të.
Ishim dy artistë që po bënim cmos të shkonim mirë me njëri tjetrin por gjërat nuk funksionuan.
Ajo foli sot me Lukën.
Pyetje: Luka e ka kërkuar të ëmën përgjatë viteve?
Para 5 vitesh ndihesha ndryshe. Kisha ndjesinë se duhej të mbroja djalin tim. Ai është i ri tani, por që kur ka qenë 10 vjeç, i është marrë mendimi, prandaj foli sot me nënën e tim. E pyeta nëse ishte i gatshëm dhe ai tha po.
Dua vetëm që familja të ribashkohet dhe ajo të jetë thesari i humbur që është rigjetur. Djali foli me të e mendoj se ka ndjerë një ndjesi lehtësimi. Nuk kam folur gjatë me të. Fundi është i bukur dhe kjo histori do të mbarojë e bukur. Nuk është e lehtë të marrësh kujdestarinë e fëmijës kur je burrë por ia dola.
Si muzikant gjithmonë e kam vlerësuar për atë ikonë të kulturës që ishte ajo. E kam parë me sytë e mi se sa e rëndësishme ka qenë për popullin shqiptar. Kur thashë është thesar, për këtë e kisha fjalë.
Ne kemi pyetur nëse donte ta takonte dhe ai ka thënë jo deri dje. Sot e pyeta nëse ishte i gatshëm dhe ai tha po"
Ëndrra për të prekur Hollivudin se e mendoje?
Ishte qëllimi ynë. U përpoqëm. Ka qenë një keqkuptim që e ka rrethuar atë gjithë jetën.
Gjykata pse jua dha ju djalin?
Ajo nuk kishte bërë zgjedhjet më të mira me veten. Nuk kam parë që ajo të përdorte drogë. Nuk mund të ofroja kujdes për dy persona të ndryshëm. Njerëzit martohen pa menduar se do të ketë divorc.
Kërkojnë një kokë turku për gjëndjen e saj por nuk jam unë ai. Nuk u kam kërkuar institucioneve ndonjë gjë. Vazhdova jetën e bëra një gjë të duhur. Tani ajo ishte ndryshe, e vura re ndryshimin sot. Ne kemi pyetur djalin nëse donte ta takonte, por ai ka thënë jo, deri dje. Shpresoj të jetë më e kthjedhët dhe më e hapur ndaj gjithçkaje.