TIRANË - Manjola Cakoni është ende në spital nga lëndimet e marra prej tërmetit të 26 nëntorit në Thumanë të Fushë-Krujës. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastriliu i ka bërë një vizitë në spital, ku jep lajmin e mirë se gjendja e saj po përmirësohet nga dita në ditë. Ajo humbi bashkëshortin dhe vajzën nën rrënojat e pallatit të shembur në Thumanë, ndërsa shpëtoi edhe djali i saj Alesio i cili u hodh nga dritarja e katit të pesë.
"Kurajë Manjola! Për fat të mirë Manjola po përmirësohet nga dita në ditë, me shpresën që të gjejë forcën të kapërcejë humbjen e madhe! Po kujdesemi për mamin e Alesios së vogël që shpëtoi për mrekulli nga tragjedia e Thumanës, që të jetë sa më shpejt me djalin e saj dhe të ringrihen më të fortë. Manjola ti nuk do të jesh kurrë vetëm", - shkruan ministrja.
Djali i saj Alesio ësht ëpërmirësuar nga gjendja shëndetësore dhe dje ishte në Itali, së bashku me Alesio Lalën, një tjetër fëmijë i mbijetuar nga tërmeti, të cilëve kryeministri Edi Rama u bëri surprizë duke i takuar me yjet e futbollit, Cristiano Ronaldon dhe Gianluigi Buffon.