'Djathtas 1912' partia e parë që deklaron votën: Jemi pro zgjatjes së mandateve të prokurorëve të SPAK! 70% e qytetarëve e mbështesin, i vetmi që lufton korrupsionin

'Djathtas 1912' partia e parë që deklaron votën: Jemi pro zgjatjes së mandateve të prokurorëve të SPAK! 70% e qytetarëve e mbështesin, i vetmi që lufton korrupsionin

Drejtuesit e 'Djathtas 1912' në deklaratën e sotme për mediat

Drejtuesit e 'Djathtas 1912' në deklaratën për mediat

"Djathtas 1912" deklaroi sot mbështetjen dhe votën pro në Kuvendin e Shqipërisë, për ‘çdo nismë ligjore që synon zgjatjen e mandateve të prokurorëve të SPAK.

“Djathtas 1912”, e mbështet fuqimisht të gjithë veprimtarinë e SPAK-ut, në këto 5 vite ekzistencë të këtij institucioni, pavarësisht kërkesës së opinionit për veprime ligjore më të vendosura. Për ne, SPAK mbetet i vetmi institucion që mundet dhe lufton korrupsionin në këtë vend”, shprehet formacioni i ri politik, që përfaqësohet edhe me deputetë në Kuvend. 

Duke iu referuar edhe shifrës mbështetëse të opinionit dhe qytetarëve, 70% e të cilit inkurajon dhe e mbështet SPAK-un, kjo parti shprehet në të njëjtin krah.

“Edhe pse në 33 vite, Shqipëria ka dështuar në barazinë para ligjit, institucionet e drejtësisë, SPAK dhe GJKKO, janë shpresëdhënëse, ndaj dhe ne i mbështesim ato në mënyrë të pakushtëzuar për sa kohë do të sjellin një standard të ri në vënien e drejtësisë në vend!”, përfundon deklarata për këtë argument.

Reagimi i 'Djathtas 1912' për mandatin e prokurorëve të SPAK


Lajmi kryesor:

‘Mbështesim SPAK, pro zgjatjes së mandatit të prokurorëve’, Alibeaj: Këta duan që të minojnë punën e tij! Komisioni ‘Xhafaj’ synim për ta delegjitimuar


A.Q/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Fest 63/ Zgjidhen 15 këngët finaliste!  Parashqevi Simaku përshëndet nga SHBA festivalin e konkurentët: Do të doja të isha aty

Fest 63/ Zgjidhen 15 këngët finaliste! Parashqevi Simaku përshëndet nga SHBA festivalin e konkurentët: Do të doja të isha aty