Djegia e karrigeve të Kuvendit nga PD, fatura e dëmit rreth 765 mijë lekë të rinj! Bardhi do zhdëmtojë 'pjesën e luanit', lista me 4 deputetët e gjobitur (DOKUMENTI)

Djegia e karrigeve të Kuvendit nga PD, fatura e dëmit rreth 765 mijë lekë të rinj! Bardhi do zhdëmtojë 'pjesën e luanit', lista me 4 deputetët e gjobitur (DOKUMENTI)

Djegia e karrigeve para Parlamentit dhe fatura e dëmeve, e nxjerrë nga Kuvendi

TIRANË- Djegia e karrigeve gjatë seancës kaotike parlamentare të 30 shtatorit në Kuvend nga ana e opozitës, ka edhe një faturë financiare. Grupi i Kontrollit dhe auditit të inventarit të dëmeve që ngriti vetë Kuvendi, ka përfunduar bilancin dhe nxori në përfundim shifrën e 764.922 mijë lekëve të reja.

Gjithashtu janë nxjerrë edhe listat e përgjegjësve dhe faturat që do paguajë secili prej deputetëve të opozitës.

Konkretisht sipas filmimeve në dëmtimin, djegien e karrigeve, shkatërrimin e mikrofonëve, dyerve dhe foltores, janë deputetët e PD Gazment Bardhi, Flamur Noka, Bledjon Nallbati dhe Elda Hoti, të përjashtuar me 40-60 ditë nga Kuvendi dhe madje të dënoncuar në Prokjurori bashkë me 19 kolegë të tjerë.

Gazetarja e Report TV, Esiona Konomi ka siguruar edhe dokumentin e raportit të dëmeve.

Bardhi duhet të zhdëmtojë dëmet me vlerë 209.175 lekë dhe ka ‘pjesën e luanit’ të faturës, Noka duhet të zhdëmtojë dëmet me vlerë 187.455 lekë, Nallbati vlerën 187.455 lekë dhe Hoti duhet të zhdëmtojë dëmet me vlerë 180.837 lekë.

Pas dënimit të Ervin Salinajit me 1 vit burg për kallëzim të rremë në dosjen Babale, opozita nisi skenarët e kaosit në Kuvend. Edhe seancës e së enjtes priten skenarë kaosi. 

A.Q/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qytetari: 16/10/2024 12:28

    Sjau ndjen fare atyre per aq lek se Edi jau beri rrogat 3milion e 4 milion

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shpejtësia skëterrë dhe nervozizmi e tradhtojnë, 30-vjeçari shqiptar kapet duke trafikuar 4 kg kokainë me ‘Audi’

Itali/ Shpejtësia skëterrë dhe nervozizmi e tradhtojnë, 30-vjeçari shqiptar kapet duke trafikuar 4 kg kokainë me ‘Audi’