Ish-kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehur pro vendimit të kredemokratit Basha lidhur me propozimin për djegien e mandateve. Ai thotë se me aksionin qytetar politik do t'i kthehet vota e lirë shqiptarëve, në të kundërt opozita do të mbetet vetëm një fasadë. Berisha tha se ka ardhur koha që PD të përballet me këtë 'regjim' dhe bëri thirrjë për ndërmarrjen e çdo akti që do t'i çojë në rrëzimin e kryeministrit Rama.
"Prova e këtij vendimi është, nëse ne me aksionin qytetar politik do kthejmë shqiptarëve votën e lirë, ne kemi marre nje vendim historik te drejtë. Po nuk arritem qe shqiptaret te votojne te lire, mbetemi fasade. Nëse shkohet ne kete vendim, qe nuk e kundershtoj, perkundrazi, koha ka ardhur që të përballemi me këtë regjim me qëllimin e vetëm që shqiptarët te jenë të lirë. Duhet të ndërmarrim cdo akt që na çon tek rrëzimi i Ramës", deklaroi Berisha.
Lajmi kryesor:
PD, LSI dhe aleatët e tjerë opozitarë pro djegies së mandateve, Lefter Koka kundër: Nuk heq dorë











