Partia Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe partitë e tjera opozitare janë shprehur unanimisht pro vendimit që mori Lulzim Basha për djegin e mandateve të deputetëve. Pas  zyrtarizimit të vendimit të Bashës në mbledhjen e grupit, kryetari i PD-së, mblodhi aleatët opozitarë të cilët e mbështetën nismën. Ndërsa e fundit që foli nga aleatët ishte LSI-ja. 

Pas mbledhjes së grupit pasditen e sotme në orën 17:00, kryetarja Monika Kryemadhi doli në një deklaratë për mediat ku u shpreh se i bashkohet qëndrimit të Partisë Demokratike se rruga e vetme është djegia e mandateve të deputetëve referuar situatës politike ku ndodhet vendi. Por deputeti Lefter Koka doli kundër vendimit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:27
Përçahet opozita/ Lefter Koka kundër LSI-së: Nuk e djeg mandatin e deputetit

Deputeti i Durrësit Lefter Koka ka dalë kundër vendimit të grupit të Lëvizjes Socialiste për Integrim për djegien e mandatit. Gazeta lokale e Durrësit “Bulevard” njofton se ka marrë një intervistë me deputetin e LSI, i cili është shprehur se nuk e djeg mandatin e deputetit. Report Tv tentoi të kontaktojë deputetin e Durrësit për ti marrë një reagim lidhur me këtë qëndrim por nuk ka marrë një përgjigje prej tij. Gjatë ditës së sotme jo vetëm Lefter Koka, por edhe deputetë të tjerë të LSI-së, si Vangjel Tavo, Edmond Haxhinasto, Viktor Tusha, Nasip Naço, Shezai Rrokaj dhe Silva Caka u shprehën kundër djegies së mandateve. Por pasdite, pas mbledhjes së grupit, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi njoftoi se u vendos unanimisht pro duke iu bashkuar PD-së. Por mesa duket te LSI-ja, jo të gjithë janë dakord me vendimin për djegien e mandateve, pasi ka nisur përçarja

Ora 18:23
Opozita e bashkuar/ Edhe LSI-ja i bashkohet PD-së për djegien e mandateve

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi deklaroi se grupi i LSI-së vendosi t'i bashkohet PD-së dhe aleatëve të tjerë opozitarë për të djegur mandatet e deputetëve. Ajo tha se kjo është rruga e vetme që i mbetet opozitës nisur nga situata ku ndodhet vendi (lexo ketu lajmin e plote).

Ora 16:32
Përfundon mbledhja/ Aleatët pro Bashës për djegien e mandateve

Ka përfunduar mbledhja e kryedemokratit Basha me aleatët e partive të vogla. Pas mbledhjes kryetarët e këtyre partive janë shprehur pro propozimit të Bashës për djegien e mandateve. Të pranishëm në mbledhje kanë qenë kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi, kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule, Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, dhe Kryetari i Parisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka.

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu deklaroi se opozita ka një detyrim moral ndaj qytetarëve dhe shpreu bindjen se vendimi për djegien e mandateve do jetë një vendim unanim i të gjithë depuetëve opozitarë.

"Kemi një detyrim moral ndaj qytearëve që ka kanë votuar. Besoj që do të jetë një votim unanim i të gjithë deputetëve të koalicionit opozitar. Duhet t ëndërtojmë një qëverisje në shërbim te qytetravëe shqiptarë", përfundoi Mediu.

Kryetai i PBDNJ-së, Vangjel Dule tha se djegia e mandateve i jep fund qeverisjes së Ramës dhe deklaroi se misioni i opozitës nuk mbaron këtu por vazhdon me mbështetjen e qytetarëve.

"Opozita është në kushtet e realizimit të msionit të saj. Ky nuk mbaron me djegien e mandateve që i jep fund qeverisjes së Ramës, por vazhdon me mbështetjen e popullit. Zëri i qytetarit do jetë detyrim i ligjvënësit dhe qytetarit", deklaroi Dule.

Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka tha se edhe kryeministri Rama duhet ta rishikojë mandatin e tij jo vetëm si deputet por edhe si kryeministër.

"Patëm një mbështetje maksimale për aksionin opozitar. Kryeministri duhetë të dëgjojë qartë protestën e qytetarëve. Është momenti i  refklektimit të zotit Rama për mandatin jo vetëm si deputet por edhe si kryeministër"

Edhe kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi tha se ky është një vendim i drejtë dhe deklaroi se partitë opozitare do jenë bashkë për sa kohë Rama të jetë në pushtet

"Sa të jetë Rama aty do nA shihni bashkë. Ne gjykojmë se ky është një bvendim i drejtë", tha Shehi.

Kryetari i PAA-së, Agron Duka u shpreh pro vendimit të partive të tjera opozitare.

"Ne do i djegim mandatet, nuk do do i mbajmë më", deklaroi Duka.

Deklarata u përmbyll nga fjala  e kryedemokratit Basha i cili tha se akti i djegies së mandateve është i paprecedentë në historinë e pluralizmit.

"Sot ka ardhur një akt i paprecendetë në historinë e pluralzimit. Opozita ka marrë një vendim për t'ju bindur sovranit. Parlamenti nuk është legjitim dhe ky është shkaku që mblodhi qytetarët në shesh. Ekonomia, kriza sociale, emigracioni janë probleme që kërkojnë zgjedhje. Edi Rama nuk i jep dot zgjidhje pasi shërben krimit të organziuar. Ky ësht një shtet i kapur nga krimi. Do ketë një të ardhme për shqiptarët dhe kjo e ardhme nuk i përket krimit por njerëzve punëtorë të këtij vendi", deklaroi Basha.

Ora 15:21
Djegia e mandateve/ Basha takon aleatët

Pas vendimit të Partisë Demokratike për djegien e mandateve, kreydemokrati është takuar me alteatët e tjerë opozitarë. Mësohet se në takim me Bashën janë kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi, kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule, Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu dhe Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka. 

Në takim pritet të diskutohet lidhur me propozimin për djegien e mandateve dhe qëndrimin që do mbajnë partitë e vogla, aleate me PD.

Pak orë më parë, Basha u takua edhe me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi e cila nuk ka mbajtur ende një qëndrim zyrtar mbi propozimin e kryedemokratit.

Ora 12:47
Përfundon mbledhja, deputetët e PD unanimisht pro djegies së mandateve

Depuetët e Partisë Demokratike kanë votuar unanimisht pro djegies së mandateve, gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD e cila ka përfunduar pak momente më parë.

Gjatë mbledhjes deputetët e PD kanë vendosur që të mandatohet kryetari Basha që të mbledhë këshillin kombëtar për marrjen e vendimit përfundimtar. Gjithashtu është vendosur ngritja e një grupi pune për teknikalitet. Pjesë e këtij grupi do të jenë individë brenda PD që njohin ligjin dhe procesin zgjedhor.

Report Tv mëson se emrat e propzouar kanë qenë Gazment Bardhi, Oerd Bylykbashi, Enkelejd Alibeaj, Clirim Gjata dhe Ivi Kaso.

Ora 11:53
Djegia e mandateve, Berisha: Vendim historik

Ish-kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehur pro vendimit të kredemokratit Basha lidhur me propozimin për djegien e mandateve. Ai thotë se me aksionin qytetar politik do t'i kthehet vota e lirë shqiptarëve, në të kundërt opozita do të mbetet vetëm një fasadë. Berisha tha se ka ardhur koha që PD të përballet me këtë 'regjim' dhe bëri thirrjë  për ndërmarrjen e çdo akti që do t'i çojë në rrëzimin e kryeministrit Rama.

"Prova e këtij vendimi është, nëse ne me aksionin qytetar politik do kthejmë shqiptarëve votën e lirë, ne kemi marre nje vendim historik te drejtë. Po nuk arritem qe shqiptaret te votojne te lire, mbetemi fasade. Nëse shkohet ne kete vendim, qe nuk e kundershtoj, perkundrazi, koha ka ardhur që të përballemi me këtë regjim me qëllimin e vetëm që shqiptarët te jenë të lirë. Duhet të ndërmarrim cdo  akt që na çon tek rrëzimi i Ramës", deklaroi Berisha.

Ora 11:22
Djegia e mandateve, deputetët e PD-së i bashkohen thirrjes së Bashës

Kryedemokrati, Lulzim Basha ka mbledhur sot grupin parlamentar të Partisë Demokratike ku po diskutohet propozimi i tij lidhur me djegien e mandateve. Gjatë mbledhjes disa nga deputetët e PD janë shprehur pro propozimit të Bashës. Ndër to janë Flamur Noka, Andon Frroka, Edmond Spaho, Agron Shehaj dhe Klevis Balliu.

Noka ka thënë se PD duhet t'i bashkohet qytetarëve sepse nuk mund të vazhdojnë të qëndrojnë një opozitë fasadë.

"Duhet djegie e mandateve, të bashkohemi me qytetaret. Ky eshte nje regjim, nuk mund te sillemi normalisht, te jemi opozite fasade", daklaroi Noka.

Edhe Andon Frrokaj i cili është shprehur pro djegies së mandateve e ka lidhur vendimin e tij me protestën e 16 shkurtit dhe pjesëmarrjen qytetare e cila sipas tij ishte një miratim se PD është shumicë.

"Me sakrifice. Ne duhet te dalim ti themi qytetarëve jemi si ju, pa asnjë ndryshim. Eshtë koha për veprim. Ajo pjesëmarrje është miratim për ne, ne jemi shumicë sot me qytetarët. Une jam i gatshëm per përballemi drejtperdrejtë me të. Ai ka votuar ca ka dashur, me ne në parlament, deklaroi Spaho.

Deputeti demokrat Edmond Spaho ka thënë se PD nuk duhet të lëkundet nga vendimi për djegien e mandateve.

"VOA ka dalë edhe ka pranuar që zgjedhjet janë vjedhur dhe janë kapur nga Rama. Nuk duhet kalojë kaq lehtë. Akuza që na kanë vënë është që nuk i cojme gjërat deri ne fund. Kështu qe nuk duhet te levizim nga djegia e mandateve. Zgjedhje me Ramen nuk hyjme se ai prapë do na i vjedhi. Keshtu që djegia eshte presioni me i mire dhe dalja ne krah te vullnetit te qytetareve", tha Spaho.

Agron Shehaj, një tjetër deputet pro djegies së mandateve ka thënë se nuk duhet të kërkojnë vetëm largimin e Ramës por edhe arrestimin e tij.

Largimi i rames nuk eshte garancia e vetme per zgjedhjet e lira. Ne duhet te veme kusht hetimin e rames dhe arrestimin e atyre qe kane vjedhur ne 2017. Une jam dakort qe mandatet duhen djegur, kjo eshte gjeja e duhur. Ceshtjet teknike i zgjidhni ju. Ne sduhet ti afrohemi parlamentit dhe komisioneve. Rama ka nevoje per normalitet, ne jo, deklaroi Shehaj në mbledhjen e grupit parlamentar të PD.

Ndërkohë që Klevis Balliu e quajti këtë vendim një sakrifice minimale për qytetarët, duke shktuar se mandatet e PD nuk kanë vlejtur në parlament. 

"Pro djegies se mandateve, eshte sakrifice minimale per qytetaret. Mandatet tona nuk kane vlejtur ne parlament. Kauza eshte me e rendesishme sesa mandatet. Rama eshte rrezik kombetar, ti bashkohemi shqiptareve pa mandate sic jane ata", tha Balliu.

Florion Mima deklaron se rruga e vetme për të qenë pranë qytetarëve është djegia e mandateve

"Njerezit na thone ju rrogat i merrni, ne vdesim per buke. Une jam per djegie mandatesh ne menyre absolute. Nuk jam per asnje skenar tjeter, kjo eshte rruga e vetme. Bashke me qytetaret aty, tha Mima.

Oriola Pampuri e quan djegien e mandateve një akt sublim që do mbahet mend gjatë.

"Akti më sublim që mund te bëjmë. Do mbahet mend gjatë dhe mbështes propozimin tuaj per djegie mandatesh", përfundoi deutetja Pampuri.

Gent Strazimiri deklaron se në paralament nuk arrihet të bëhet politikë.

"Kemi  gjithcka ne parlament por politike nuk kemi bere dot. Aty nuk arrihet te behet politike. Keshtu qe jam pro. Nuk ka moment me te mire pas pergjigjes qe na dha populli ne 16 shkurt. Ata qe na dhane mandatin, i themi ne nuk bejme dot politike ne ate parlament, ja mandati ja u kthejme juve. Eshte fillimi i nje rruge per demokraci. Per komunistet parlamenti ka qene legjitim edhe 46 vjet pa opozite. Ata jane mesuar me rregjim. Ti hapim betejë", tha Strazimiri.

Deputeti Aldo Bumci deklaron se djegia e mandateve duhet të shoqërohet për përshkallëzim në terren.

"Djegie mandatesh ne menyre te qarte dhe te shoqerohet me pershkallezim ne terren. Te jemi me qytetaret, rruga te jete politika jone. Nuk futemi ne asnje lloj zgjedhje", deklaroi Bumci.