Djegia e mandateve tremb investitorët e huaj: Do presim deri në zgjedhje

Djegia e mandateve tremb investitorët e huaj: Do presim deri në zgjedhje

Mark Crawford, president i Dhomës amerikane të Tregtisë

Situata politike e krijuar në Shqipëri gjatë ditëve të fundit ka lëkundur besimin e investitorëve të huaj. Mark Crawford, president i Dhomës amerikane të Tregtisë ka thënë se bizneset janë të shqetësuar për situatën politike në Shqipëri. Ai tha se mosmarrëveshje ka kudo, qoftë në biznes apo politikë por nëse këtë probleme do të sjellin një prishje të qeverisë situta do të jetë ndryshe.

"Çdo gjë që jep stabiliteti është një plus, çdo gjë që krijon një ambient që nuk është i qëndrueshëm është një minus. Kështu që kuptohet që investiorët mund të thonë ‘ok’, nuk dimë çfarë do të ndodhë, të presim! Nuk është se nuk do të investojmë, por do të presim. Ose siç e thashë përpara, nuk jam i shqetësuar për ata që janë këtu, ose për ata që ne e dimë që mund të vijnë këtu, por jam i shqetësuar për ata që nuk vijnë dhe nuk dinë që mund të kishin ardhur këtu. Jo vetëm qyetarët, por edhe politikanët të krijojnë një imazh pozitiv, se gjithmonë do të ketë mosmarrëveshje, qoftë në biznes, qoftë në politikë. Por, nëse mosmarrëveshjet krijojnë një prishje të qeverisë, situata do të jetë ndryshe. Kemi mosmarrëveshje tani në Amerikë, nuk është se do të prishin qeverinë. Do të presim derisa të kemi zgjedhje”, deklaroi Crawford.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan