'Do rrisim testimet', Manastirliu tregon skenarët: Ekziston rrisku i shtimit të rasteve të reja me Covid me hapjen e ambienteve të mbyllura (VIDEO)

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka deklaruar se me hapjen e ambienteve të mbyllura ekziston rrisku i shtimit të rasteve të reja me Covid.

"Ka një prirje të rritjes së numrit të rasteve sepse ambientet mbyllura, ato kanë efekt në perhapjen e virusit. Duhet të respektojmë rregullat", kështu ka deklaruar ministrja në Komisionin e Shëndetësisë.

Më tej Manastirliu shtoi se me rritjen e rasteve do të rriten edhe kapacitetet në spitale, ndërsa theksoi se në qershor janë kryer 24 mijë testime e në muajt në vijim rritja do të vijojë.

"Në skenarët tanë kemi një shtim të kapacitetit të shtretërve në rast të rritjes së numrit të pacientëve. Në skenarin e tretë shtohen edhe spitalete Gjirokastrës dhe të Dibrës.

Rritja e kapaciteteve në këto spitale është e plotë. Sa i përket stafeve për spitalet e dedikuara Covid janë shtuar mjekë, jo vetëm për të ndihmuar dhe asistuar personelin por edhe në rast të hapjes së një spitali tjetër të kemi personel të gatshëm. trajnim i iekipeve mjekësore edhe te spitalet rajonale është realizuar.

Puna nuk ka ndalur edhe në fuqizimin me aparatura të strukturave tona.

Sa i përket vaksinës, që të gjithë shpresojmë të dalë. Fokusi kryesor është aksesi në vaksinë të sigurt. Jemi të vëmendshëm në opsionet që ka. Në momentin që do të sigurohemi se vaksina është e sigurt dhe efektive, ne jemi bërë pjesë e Këshillit të Ministrave

Kemi rritur nga muaji qershor, në 24 mijë testime të realizuara gjatë muajit tetor dhe do të vijojmë me rritjen e testimeve.Jemi të gatshëm të vijojmë rritjen e grupeve nëse do të ketë rritje të rasteve", shtoi ajo.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:14
Manastirliu: Bonusi 1000 euro për mjekët dhe 500 euro për ndihmës mjekët do vijojë

Manastirliu gjatë fjalës saj në Komision nuk la pa përmendur edhe mbështetjen që qeveria shqiptare po i jep personelit shëndetësor përmes bonusit dhe së fundmi rritjes së pagave me 40 % që nga 1 Janari i vitit 2020. Ajo tha se bonusi për mjekët dhe ndihmës mjekët do të vijojë pa ndërprerje, 1000 euro për mjekët dhe infermierët dhe 500 euro për stafin mbështetës.

“Bonusi për mjekët, infermierët, epidemiologët, laborantët, personelin ndihmës në strukturat tona të shëndetësisë qoftë në spitalet Covid, apo struktura të tjera, sipas angazhimit, do vijojë pa ndërprerje: 1000 euro për mjekët dhe infermierët dhe 500 euro për stafin mbështetës. Kryeministri sot ka deklaruar rritjen e pagave nga viti i ardhshëm 40% për mjekët dhe infermierët në sistemin shëndetësor. Kjo është një mbështetje konkrete dhe premtim i mbajtur nga qeveria për më shumë mbështetje për profesionistët e shëndetit, të cilët meritojnë respekt të jashtëzakonshëm për gjithë punë e tyre”, tha Manastirliu.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)