Do shpërndajë parlamentin? Balla: Mos të hyp vetja në qejf! Zgjedhjet më 30 qershor

Do shpërndajë parlamentin? Balla: Mos të hyp vetja në qejf! Zgjedhjet më 30 qershor

Kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla e ka cilësuar marrjen e kryedemokratit Basha si i pandehur për lobimin rus në SHBA, si skandalin më të madh politik në 28 vitet e fundit. Ndonëse prsidenti ka zhdekretuar datën e zgjedhjve, Balla është shprehur i bindur se shqiptarët do t'i drejtohen qendrave të votimit më 30 qershor.

Ndërkohë, duke u ndalur tek zhvillimi më i fundit nga ana e Metës, ku flitet se do të shpërndajë parlamentin, ai ka zgjedhur ta komentojë nëpërmjet një fjalë të urtë popullore.

"Pavarësisht se ç'thonë gojët e liga, zgjedhjet do të bëhen në 30 Qershor. tha Balla nga qyteti i Elbasanit. Shkodranët kanë një shprehje, "mos të hyftë vetja në qef, ose të hyftë vetja në qef se e sheh pastaj. Presidentit, për fat të keq i ka hy vetja në qef dhe ka hap haberin se gjoja do të shpërndajë Parlamentin. Se çfarë Kushtetute ka Presidenti, nuk e di, por kam frikë mos ka ngatërruar Kushtetutën me bllokun e zi", tha Balla. 

Duke marrë shkas nga publikimet e revistës amerikane Mother Jones për financimet ruse të PD, Balla kërkoi hetimin deri të fund.

"Të gjithë e morët vesh lajmin të cilin unë që para një viti e kisha deklaruar në konferenca shtypi e në parlament. Fola për një skandal të madh që kishte prekur zgjedhjet e vitit 2017 në Shqipëri. Për herë të parë, një parti politike shqiptare, siç është Partia Demokratike, kishte marrë 14 milion dollarë mbështetje financiare nga një vend që nuk është mik me Shqipërinë, nga Rusia. Me dokumente, një prej revistave më prestigjioze amerikane, Mother Jones, nxori se si dy rusë, që i kishte rënë në zemër për Lulin, paguan që Lulzim Basha të bënte lobing kundër imazhit të Shqipërisë. Tashmë petët e byrekut u hapën, dhe Lulzim Basha, siç njofton Prokuroria është zyrtarisht, i pandehur. Thirrja ime përkundrejt institucioneve të drejtësisë , të drejtësisë së re që po lind, është që kjo çështje duhet zbardhur në të gjitha detajet e veta", tha Balla.

Më herët, lidhur me këtë çështje, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, i cili ka deklaruar se lobimi rus në SHBA-a i Partisë Demokratike gjatë periudhës zgjedhore të vitit 2017, është një pastrim i pastër parash. Kryedemokrati Basha do të duhet që të paraqitet ditën e hënë në orën 09:30 në Prokurori ku do të njihet zyrtarisht me akuzat.

B.K./G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hinglateri: 15/06/2019 15:55

    Burgaxhinjte jane ne gezim do tu shkoje nje shalngjitur

    Përgjigju
  • Bradasheshesi: 15/06/2019 13:59

    SHQIPERIA I KA THENE JO MONIZMIT QE NE 89 DHE JY RILINDASIT DONI TE SILLNI PARTINE E VETME TE RILINDJES NE UDHEHEQJE KJO SKA PER TENDODHUR KURRE O KRRICI I RAMES

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë