Do të mblidhet online më 6 prill Asambleja Kombëtare e PS! Zbardhet axhenda, nga miratimi i vendimit për thirrjen e Kongresit, te prezantimi i statutit të ri

Do të mblidhet online më 6 prill Asambleja Kombëtare e PS! Zbardhet axhenda, nga miratimi i vendimit për thirrjen e Kongresit, te prezantimi i statutit të ri

Partia Socialiste do të zhvillojë më 6 prill mbledhjen online të Asamblesë Kombëtare të Partisë. Mbledhja do të zhvillohet në orën 17:00, ndërsa është zbardhur edhe rendi i ditës.

Në këtë Asamble do të miratohet vendimi për thirrjen e Kongresit të Partisë me 09 prill, në orën 11:00, që do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve

Po ashtu do të diskutohet dhe do të miratohet edhe agjenda e punimeve të Kongresit si dhe rendi i ditës. PS do të prezantojë në këtë Asamble edhe statutin e ri të partisë që më pas do t'i paraqitet Kongresit për votim e miratim.

Rendi i ditës:

1. Miratimi i vendimit për thirrjen e Kongresit të Partisë, ditën e Shtunë, datë 09.04.2022, ora 11.oo, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

2. Diskutimi dhe miratimi i Agjendës së punimeve të Kongresit.

3. Miratimi i rendit të ditës së punimeve të Kongresit.

4. Prezantimi i Statutit të ri të partisë që do ti paraqitet Kongresit për votim e miratim.

Ditën e hënë, datë 04.04.2022, do ju dërgohen materialet përkatëse të mbledhjes, ndërsa ditën e mërkurë në mëngjes do ju dërgohet linku përkatës për lidhjen online.

 

/I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja