Do të na ndryshojë edhe ne shpërfillësve Covid 19

Do të na ndryshojë edhe ne shpërfillësve Covid 19

Një pedagoge, një mësuese, një mjek, një nënë, një vëlla, një baba, një motër, një mik, një shok, një koleg, një fqinj… Si drita që fiken, Shqipëria po përjeton ditë pas dite dhimbjen e humbjes së njerëzve të dashur. Po preken të gjithë në rrethin e tyre: besues e mosbesues të virusit Covid, të kujdesshëm apo të pakujdesshëm, me maskë apo pa maskë, të famshëm apo jo, qytetarë të thjeshtë apo politikanë, artistë, të dashur apo idhnakë; po humbim trajtat e horizontit njerëzor që me këtë sëmundje do të na ndryshojnë njëherë e përgjithmonë.

 Kemi një marrëdhënie të çuditëshme me vdekjen si shqiptarë: Sa jemi mirë, e përqeshim, e përbuzim, tallemi me të; kur na afrohet, kur na prek, bëhemi ndër më tragjikët në glob. Qarjet tona nuk kanë të krahasuar: oi-të, ceremonitë, respekti që duhet tregur kur njeriu vdes nuk gjejnë të dytë në Univers. I duam ceremonitë edhe në Covid, edhe pse na thonë se nuk duhen bërë. Sepse kur shkojmë në një ceremoni jemi mirë. Pas saj, si në lojën e ruletës ruse, do të shihet se kush do të shpëtojë.

Menduam se ky Covid do të na ndryshojë; shpresuam se do të na bëjë më pak urryes, më të të logjikshëm, më të mirë, por jo. Kjo qënka natyra jonë: shpërfillës në shëndet e pushtet, zhurmëmëdhenj në nevojë.

Do të na ndryshojë edhe ne shqiptarëve ky Covid, nuk kemi nga të shkojmë. Nuk i shpëtojmë dot padukshmërisë së tij, sado e përqeshëm dhe e sfiduam atë. E ndërsa largohen e nuk kthehen më në këtë botë njerëz të mirë, ngushëllimet bëhen nga kushdo: mohues e trumbetues të komploteve me 5 G a Bill Gates, para një të vdekuri bëhen të gjithë njësoj.

Do të na ndryshojë edhe ne ky Covid 2019, uroj të na detyrojë që ta themi për së gjalli fjalën e mirë, se kur njeriu vdes, është tepër, tepër vonë.

a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

I mërzitur dhe me prerje në fytyrë e kokë, habit Guardiola: Doja të lëndoja veten

I mërzitur dhe me prerje në fytyrë e kokë, habit Guardiola: Doja të lëndoja veten