Ky është propozimi që ka bërë deputetja demokrate Mesila Doda përmes një statusi në rrjetin social Facebook.
Kandidimi i një gruaje në Shkodër sipas Dodës do të jepte shembullin e një fushate pa kriminelë e të fortë, duke i dhënë kështu shembullin shoqërisë sesi gratë mund ti shërbejnë komunitetit të tyre më mirë sesa burrat.
Statusi i Mesila Dodës në Facebook
Meqenese te gjithe po merremi me Tiranen, po mundohem te jap nje opsion tjeter. Ka nje kandidate grua nga e majta qe ka dale tashme per Shkodren, Keti Bazhdari. Do me pelqente shume qe perballe te ishte nje tjeter zonje nga e djathta, une do preferoja kolegen time Voltana Ademin.
Me kete rast, do mund te jepnim shembullin e nje fushate pa kriminele dhe te forte qe perdoren dhe nje model se si grate dine te bejne politike dhe ti sherbejne komunitetit te tyre shume me mire se burrat politikane.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)