Dogjën karriget në Kuvend, kërkohet përjashtimi i 24 deputetëve të PD-së! Noka me grupin kaos në Sekretariatin e Etikës, PS vijon mbledhjen vetëm

TIRANË- Deputetët e Partisë Demokratike kanë krijuar sërish kaos në mbledhjen e Sekretariatit të Etikës, ku PS kërkon përjashtimin e 24 prej tyre, pas veprimeve të dhunshme dhe kaosit në seancën parlamentare të 30 shtatorit. 

Protagonisti kryesor i kaosit ishte sigurisht Flamur Noka, i cili nuk lejoi kryetaren Klotilda Bushka të flasë duke i marrë asaj mikrofonin. Pas tensioneve, Bushka dhe socialistët po vijojnë mbledhjen vetëm dhe po shqyrtojnë pamjet filmike të seancës së 30 shtatorit.

"Nuk ka ulur këtu! Asgjë. Me Krimin e hajdutët nuk flitet vetëm veprohet. Nuk na përjashton dot krimi i organizuar. Ju jeni hajdutët e këtij vendi”, tha Noka në kryesinë e Kuvendit duke mos lejuar mbajtjen e mbledhjes.

"Ajo flaka e karrigeve i ka tmerruar, se shohin që gjuhët e asaj flake mund të lëpijnë diku nesër nga Surreli apo thasët e parave që kanë fshehur. Ata që kanë vjedhur pronën publike, ata që kanë vjedhur 10 mld euro në këto vite, qajnë me lot krokodili pasurinë e famshme publike të një karrigeje", tha Noka pas mbledhjes.

Lista e deputetëve të PD-së që PS kërkon përjashtimin
1.Gazment Bardhi
2.Flamur Noka
3.Bledion Nallbati
4.Edi Paloka
5.Saimir Korreshi
6.Lefter Gështenja
7.Luan Baçi
8.Agron Gjekmarkaj
9.Dhurata Çupi
10.Xhelal Mziu
11.Ina Zhupa
12.Zheni Gjergji
13.Helidon Bushati
14.Lindita Metaliaj
15.Ramadan Lika
16.Asllan Dogjani
17.Qani Xhafa
18.Flamur Hoxha
19.Isuf Çela
20.Kastriot Piroli 
21.Lodovik Hasani
22.Kasem Mahmutaj
23.Edmond Spaho
24.Dashnor Sula

Lajm ne perditesim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:33
Ndërprenë mbledhjen e Sekretariatit të Etikës, Noka kërcënon: Flakët do shkojnë deri në Surrel

 

Flamur Noka ka folur me tone kërcënuese pasi ndërprenë mbledhjen e sekretariatit të Etikës, ku pritej përjashtimi i deputetëve të opozitës që shkaktuan kaos në seancën plenare të së hënës dhe dogjën karriget e Kuvendit. Noka kërcënoi duke thënë se flakët do shkojnë deri në Surrel.

Mazhoranca të kërkojë me ngulm të mos ketë opozitë në parlament. Është unike dhe këtë e bëjnë vetëm regjimet narkos, Rama dhe zonja 5 mln euro e doganave e urrejnë opozitën, kanë tmerr opozitën. Ajo flaka e karrigeve i ka tmerruar, se shohin që gjuhët e asaj flake mund të lëpijnë diku nesër nga Surreli apo thasët e parave që kanë fshehur. Ata që kanë vjedhur pronën publike, ata që kanë vjedhur 10 mld euro në këto vite, qajnë me lot krokodili pasurinë e famshme publike të një karrigeje. Kjo është fytyra e këtij regjimi, narko, bandë hajdutësh. Mendojnë se me kërcënime të tilla mund ta intimidojnë opozitën. Ka mbaruar ajo ditë kur ata bënin ç’të donin me opozitën.

Ora 15:27
Kaos tek Sekretariati i Etikës, Korreshi bën përshendetjen komuniste me grusht në ballë, Noka socialistëve: 'Hajdutë!' Ndërpritet mbledhja

1727874887_noka.jpg

Klotilda Bushka ka ndërprerë mbledhjen e Komisionit të Etikës, mesditën e sotme në Kuvend. Në orën 15:00 pritej të shqyrtohej kërkesa e grupit parlamentar socialist për përjashtimin e 24 deputetëve të PD-së dhe opozitës për djegien e karrigeve seancën e fundit.

Në sallën ku po mbahej mbledhje hyri Flamur Noka me deputetë të tjerë opozitarë. Noka kërkoi nxjerrjen jashtë të gardës nga salla, teksa iu drejtua socialistëve disa herë me fjalën ‘Hajdutë!’.

Ndërkohë nga krahu i Nokës, deputeti Saimir Korreshi bënte përshendetjen me grusht në ballë, simbol të komunistëve. Për shkak të këtyre tensioneve, kryetarja e komisariatit të etikës, Klotilda Bushak ndërpreu mbledhjen.

Ora 14:48
Dogjën me benzinë karriget e Kuvendit, Flamur Noka: Herën tjetër radhën e ka Kryesia! VIDEO

Pak minuta para se të mblidhet Sekretariati i Etikës në Kuvend, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka deklaroi para gazetarëve: 'Herën tjetër radhën e ka Kryesia e Kuvendit" duke iu referuar djegies me benzinë të karrigeve në oborrin e Kuvendit në seancën e 30 shtatorit 2024.

S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Askushi: 02/10/2024 17:03

    Kapeni si qen se duke e toleruar bohet me trim.budallejt si puna ktit si hynj ne pune shqiptareve

    Përgjigju
  • Linda: 02/10/2024 16:01

    Si mundet nje deputet qe mban mandat ne fjale Flamur Noka te kercenoj ne mes te dites dhe drejtesia dhe policia shqiptare te bej sehir???? Ja ka borxh populli ketij kriminel kuksi qe ska lene drog pa trafikuar hashash pa mbjelll arme pa shitur dhe perdhunar e shitur kushedi sa femra shqiptare te degjoj e te jetoj ne 2024 keto kercenime???? Te arrestohet ne flagranc ky pa asnje hezitim!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Nuk ndryshon norma bazë e interesit, Këshilli Mbikëqyrës miraton rregulloren për mikrofinancën! Sejko: S’ka kredi pa analizë financiare 

Nuk ndryshon norma bazë e interesit, Këshilli Mbikëqyrës miraton rregulloren për mikrofinancën! Sejko: S’ka kredi pa analizë financiare