Një marrëveshje për programin bërthamor do të ulte në mënyrë thelbësore kapacitete ushtarake të Iranit, deklaroi sot këshilltari për sigurinë kombëtare i zëvendëspresidentit amerikan, Joe Biden, në një konferencë në Katar.
Colin Kahl, i cili u shpreh gjatë një forumi në Doha, ka konfirmuar se marrëveshja që po negociohet mes Teheranit dhe fuqive të mëdha ishte mundësia më e mirë, pavarësisht personave të shumtë skeptikë, në SHBA dhe vende të tjera, veçanërisht në Gjirin Persik.
"Në marrëveshjen që po negociojmë, kapacitetet ushtarake të Iranit do të ulen në mënyrë thelbësore", theksoi ai duke shtuar se kjo marrëveshje do ta bënte rajonin më të sigurt.
Programi bërthamor i kundërshtuar i Republikës Islamike ka trazuar komunitetin ndërkombëtar që prej vitit 2003 dhe grupi 5+1 (SHBA, Rusi, Kinë, Francë, Britani e Madhe dhe Gjermani) negociojnë që prej vjeshtës së vitit 2013 me Iranin, nën drejtimin e Bashkimit Evropian, për gjetjen e një mënyrë për të kontrolluar ambiciet bërthamore të Teheranit në shkëmbim të heqjes së sanksioneve ndërkombëtare.
Pas një marrëveshjeje të përkoshme në nëntor të vitit 2013 dhe një marrëveshjeje principi më 2 prill, palët kanë afat deri më 30 qershor për të siguruar një tekst të plotë dhe përfundimtar./
/
/Shqiptarja.com