Dokumenti/ Si e përjashtoi Berisha Azem Hajdarin nga PD: Je spiun i sigurimit të Shtetit, shërbëtor i Ramiz Alisë! Demalia: Saliu ishte sekretar partie

TIRANË- Sali Berisha përjashtoi Azem Hajdarin në vitin 1995 nga Partia Demokratike. Duke komentuar lëvizjen e dhjetorit ’90 dhe themelimin e PD, publicisti Ilir Demalia i ftuar në Report Tv publikoi një pjesë nga fjala e Sali Berishës e pasqyruar në gazetën Rilindja Demokratike, ku Berisha e akuzonte Azem Hajdarin si spiun të Sigurimit të Shtetit.

Sipas dokumentit, Berisha e akuzoi Azem Hajdarin se kishte dy fytyra: një lider i mitingjeve që mobilizonte masat dhe një tjetër, që në jetën private kishte lidhje me figura të njohura të Sigurimit të Shtetit, si Irakli Koçollari, dhe që ishte një "shërbëtor i Ramiz Alisë".

Publicisti Demalia, i ftuar në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj risjell në vëmendje këtë moment.

“Sa i përket zhvillimeve të dhjetorit ‘90, komunizmi tashmë ishte dorëzuar, Ramiz Alia ishte dorëzuar. Pas ardhjes së tij, i dhanë ultimatum se kishte rënë sistemi komunist dhe kishte ngel vetëm Shqipëria. Ramiz Alia po të shohësh të gjithë rrugëtimin e tij e ka përgatit për kohë të gjatë për të bërë atë zbritje të butë që e bëri me njerëz të regjimit dhe bashkëpunëtorë. Berisha e akuzoi Hajdarin për spiun të sigurimit të shtetit. Është gazeta e ‘95 kur e përjashtuan Azemin nga PD”, tha Demaila.  

Demalia flet edhe për krijimin e Partisë Demokratike, duke thënë se Berisha ishte sekretar i partie.

“Si ka mundësi brenda 3 ditësh krijohet një parti me njerëz që se kishin takuar kurrë njëri tjetrin, vinin të gjithë nga regjimi, shërbëtor, anëtar partie, bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit, Saliu ishte sekretar partie. Këta njerëz që nuk kishin bërë një bisedë njëherë me njëri-tjetrin, formuan parti. Berisha në datë 8 dhjetor ka qenë në Torino dhe e lajmërohet të kthehet urgjent. Pse duhej të kthehej, kush e lajmëroi”, tha Demalia.

 

Fragmente nga gazeta RD

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    12 Dhjetor, 16:05

    Berishës iu dha zyrtarisht nga gjykata vula e PD, a do të shtohen votat?



×

Lajmi i fundit

Ish-informatori i FBI-së pranon se gënjeu për marrëdhëniet e biznesit të Hunter Bidenit me një kompani energjetike ukrainase

Ish-informatori i FBI-së pranon se gënjeu për marrëdhëniet e biznesit të Hunter Bidenit me një kompani energjetike ukrainase