Pas dushit që bënë bashkë në shtëpinë e Big Brother, Donaldi dhe Beatrix i kanë shtuar më shumë dyshimet se mes tyre ka nisur të ketë diçka.
Në një sfidë të organizuar nga “Vëllai i madh”, Beatrix iu drejtua pyetja se cili është emri i banorit që ka fantazuar brenda shtëpisë
“Mund të kem pasur nja dy…”, tha ajo ndërsa Donaldi insistoi që të thonte një emër: “Hë thuaje kushdo që të jetë”.
Pas kësaj, Beatrix i dha dorën Donaldit duke nënkuptuar se ka qenë ai për të cilin ka fantazuar. Të njëjtin veprim bëri dhe Donaldi kur u pyet se cila banore e tërheq seksualisht duke i dhënë dorën Beatrixës.