“Më lër të flas” rikthehet në 24 mars me sezonin e ri në Top Channel, por në Promo nuk u pa Donaldi çka u pa nga fansat si e dyshimtë.
Në promon e prezantuar shihet vetëm Romeo i cili pranon se do jetë moderatori i vetëm.
Një postim i bërë së fundmi nga Sara Hoxha ka ngjallur dyshimet se ndoshta Donaldi do të futet (sërish) në "Big Brother VIP". Ajo ka publikuar promon krahas së cilës ka shkruar: Po Donaldi ku është? Apo mos vallë do rikthehet te shtëpia e tij e preferuar?

Donaldi e ka ripostuar duke shkruar: Të shohim, prisni dhe pak.
Nuk dihet ende si qëndron e vërteta por rrjeti është “çmendur” për të mësuar më tej.
Postimi i Donald Veshaj
G.MO/Shqiptarja.comKomente

