Donaldi ‘harron’ përfundimisht Borën: U ndjeva keq për Trixën, u duk sikur isha burrë i martuar dhe ajo mu fut në shtrat

Donaldi ‘harron’ përfundimisht Borën: U ndjeva keq për Trixën, u duk sikur isha burrë i martuar dhe ajo mu fut në shtrat

Donaldi duket se e ka ‘harruar’ tashmë përfundimisht Borën.

Pas spektaklit të së premtes, ku u diskutua puthja dhe e kaluara me Borën, Donaldi i ka dalë në mbrojtje partneres së tij të re dhe e ka mbështetur. Donaldi tha mbrëmjen e sotme se do të lërë gjithçka mbrapa duke treguar se do të vijojë historinë e dashurisë me këngëtaren.

‘U ndjeva shumë keq për Trixën sepse u duk sikur unë isha burrë i martuar dhe ishte kapur në krevat me mua. Dua thjesht ta lë mbrapa, dua thjesht të ikë dhe të eci përpara.’- tha Donaldi.

Ndërsa Beatrix tha se ndihet shumë e lumtur që është krah tij dhe do vazhdojë ta shijojë këtë eksperiencë.

‘Më kanë bërë të ndihem mirë kur më kanë parë të mërzitur sepse e kam përjetuar edhe unë situatën time dhe si është përcjellë Donaldi tek publiku. Ne nuk i kemi në dorë mendimet e të gjithëve, por të shijojmë këtë eksperiencë dhe jam shumë e lumtur që ndjej shumë ngrohtësi kur jam afër tij.’- tha Trixa.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet ministri i Sigurisë së Bosnjës Nenad Nesic, akuzohet për korrupsion! Në pranga edhe 6 të tjerë

Arrestohet ministri i Sigurisë së Bosnjës Nenad Nesic, akuzohet për korrupsion! Në pranga edhe 6 të tjerë