Brizida Gjikondi: Donaldi, Top Channel dhe piranjat mëndje dhe jetë bosh të rrjeteve asociale

Donald Veshaj në Big Brother

Ky shkrim nuk është i stilit tim, por shpesh ka shkrime që ti shkruan egoja jo shpirti. Është hipokrizi të thuash që unë nuk jetoj në epokën e sotme, unë ndërkohë që shfaqet një emision tipik i kësaj epoke si Big Brother nuk e shoh sepse lexoj Aristotelin, Shekspirin dhe Frojdin.

Ndërkohë jo, e shikoj, të vetmin të sërës së tij, Eshtë një laborator Big Brother, një laborator ku shpërfaqet shqiptari i ri, mëndja, instikti, veset, virtytet, formimi dhe shformimi i tij. I suksesshëm si emision në njësinë matëse të kohës, por problematik në pasojat dhe në të vërtetat që na plasi fytyrës.

Ndoshta ja arriti qëllimit, prej rreth dy vjetësh ky kanal televiziv ka kapur thelbin e epokës që jetojmë dhe me hapa gjigant arriti të kthehet në rentabël për vete por jo aq për edukimin dhe formimin moral dhe kulturor të shqiptarëve.

Por faji nuk është totalisht dhe kryesisht i mediave për stadin ku ndodhet sot shoqëria shqiptare. Është i gjithë sistemi që ka prodhuar këtë nivel moral, psikologjik dhe intelektual të shqiptarëve. Duke filluar që nga gjeneza, familja, shkolla, katundi, mëhalla, qyteti dhe duke përfunduar tek modeli më i shtrembëruar ku ngrihet ose më mirë nuk ngrihet gjithçka, shteti.

Tashmë stadi barbar i instiktit dhe jo i mëndjes ka kapluar shumë shqiptarë, ka rëndësi si dukesh dhe jo si je, ka rëndësi a ke pasuri dhe jo a i meriton dhe si i ke bërë ato pasuri, je me vlera po ishe hipokrit si masa e hipokritëve të do, dhe nëse ti del nga rreshti dhe i shfaq tufës të brishtën, të vërtetën tënde sidomos në një Big Brother ose Truman Show ti je peshku që piranjat do e shqyejnë pa shpirt e pa fe.

Kjo është epoka, këto janë pasojat. Në një shoqëri ku kushdo tradhton gjithçka dhe këdo “moralistët” janë më të egër se Krishti. Ata dinë gjithçka, dinë historinë e jetës tënde sidomos të pathënat, tradhtitë, mashtrimet, vajtjet e ardhjet, brengat e dertet më shumë se ty. Ata nuk janë siç thoshte Krishti, ata janë të gjithë engjëj, janë pa mëkat, ndaj hedhin gurin të parët..

Histeria kolektive përherë është e frikshme, jo për flakën e kashtës që përmban por për skanerin që i bën Shqipërisë reale, nivelit dhe hipokrizisë së saj.

Big Brother shfaqet në shumë media evropiane, por ndërkohë aty në ato media shfaqen edhe emisione ndërvepruese historike, letrare, kulturore, psikologjike.. duke shndërruar në argëtuese dhe tërheqëse tema që janë të rëndësishme për formimin e një shoqërie.

Mua më tremb e nesërmja e vendit tim, niveli i të rinjve është dramatik, sidomos atyre gjoja me zë dhe emër, ata janë të sipërfaqshëm, shpesh qylaxhinj, e mbushin të brendshmen e tyre të zbrazët më botoks, qerpikë, këngë vulgare, këpucë dhe makina të shtrenjte dhe kjo është tragjike. Rini pa idhuj, rini pa pasione e shpirt… ndaj zymtësisht pa të ardhme.

Këto orë ka filluar një linçim idiot për një të ri me emrin Donald, vetëm pse ai ju shfaq botës me brishtësitë dhe kompleksitetin e karakterit dhe jetës së tij, linçimi është i frikshëm, linçimi masturbohet në të vërtetat që ai do dhe jo ato që janë komplekse, linçuesit ose piranjat tek Donaldi po zbrazin dertet dhe mllefet personale të një jete, dhe pikërisht tani një televizion avangardë si Top Channel duhet ti dal për zot krijesës dhe programit të tij. Duhet të shikoj dhe shkoj përtej interesit të vet, të kujdeset për mesazhet që jep, edukimin moral dhe shpirtëror të shqptarëve, të kujdeset që mos përsëris të njëjtin gabim kur turma zgjodhi të shpëtonte Barabën dhe jo Mesinë.. dmth të keqen jo të mirën, pasi shpesh pasojat të dalin nga programacioni dhe pavarësisht elegancës dhe aftësisë së Arbana Osmanit, që personalisht çmoj, turma historikisht të vë përpara dhe shikueshmërinë e shndërron dhe e kupton si linçim real me pasoja.

Po e mbyll me disa rreshta të një filmi simbol të këtij fenomeni, filmi The Truman Show..

Kush je ti e pyet Truman, unë jam krijuesi i këtij shou televiziv, që jep shpresë, hare, dhe ekzalton miliona njerëz.. i përgjigjet regjizori Christof ..

Po unë kush jam, vazhdon Truman..

Ti je ylli.. i thotë regjisori

Po këtu s'ka asgjë të vërtetë këmbngulë Truman

Po, por ti ishe i vërtetë, ndaj ishe aq bukur të të shihnin e mbyll Christof ..

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • gjergji: 05/12/2021 21:47

    shume e mire Beatrix.

    Përgjigju
  • LORA: 05/12/2021 19:08

    Top Chanel,arbana osmani,,,,,&co jane piranjat domethenese,,, qe po bejne cmos te duken si influente ne jeten dhe moralin e njerezise shqiptare. Por nuk mund te arrijne kurgje, me qellimet e tyre hajvane. I paske dhene vlera ksaj tv-je,Brizid,,,,qe ka kohe qe eshte shndruar ne top-gjirizi. Keqardhje per Ty.

    Përgjigju
    • Ardi: 06/12/2021 20:00

      E sakte LORA ndaj te njejtin mendim me ju.

  • O Vellai i Madh, a je mire?......: 05/12/2021 17:35

    Po ky gjoja emision show 'Big Bardhi', si mëson asnjë gjë njerëzve dhe në veçanti rinisë. Asnjë gjë. Po ta shikosh këtë program, do të vëresh se nuk jepet asnjë mesazh edukativo-divulgativo-intelektual. Nuk shikon asnjë bisedë që të rrahë probleme, çështje e interesa të shoqërisë. Nuk ka biseda për artin, kulturën, shkencën, politikën, historinë e fenë. Nuk ndigjon, megjithëse gjoja janë persona të artit e kulturës, biseda e rrahje mendimesh për teatrin, kinemanë, operën, pikturën e skulpturën. S'ka asnjë gjë për muzetë e artit nëpër botë, që ata si njërëz të dalë jashtë e si artista, duhet që ti kenë parë e ti kenë vizituar e pritej që të na tregonin edhe neve diçka rreth tyre. Po asnjë gjë, asnjë gjë! Nuk them se e gjithë dita të shkojë duke diskutuar rreth këtyre gjërave, se ashtu mund të duket si shkollë e si pavion muzeal arti, por me raste e ndonjëherë e disa herë edhe flitet e diskutohet rreth këtyre gjërave. P.sh. Iliri, që duket si më i pregatituri aty, së bashku me Monikën, mund të hapnin biseda të tilla, duke treguar rreth jetës e bëmave të ndonjë kompozitori apo piktori apo artisti e duke i dhënë lezet me ndonjë anektodë rreth tyre apo me ndonjë histori melodramatike që ato mund të kenë pasur, ose edhe me ndonjë fjalë të urtë apo citat. Po ashtu nuk vihet në gojën e asnjerit, ndonjë citim në prozë apo poezi të ndonjë poeti apo shkrimtari të shquar botëror apo edhe shqiptar. P.sh. e bëri Donaldi pikturën për Ismail Qemalin, Ok, shumë bukur dhe i lumtë dora, por asgjë dhe asnjë koment rreth kësaj pikture nga 'banorët', asnjë ide dhe kritikë apo lavdërim me nivel të kësaj pikture... Asgjë, asgjë... Vetëm zirje, ofshama, intrigurica, cic-mice e biseda pa nivel dhe mediokër si 'kush jam unë e kush je ti' apo 'kush i lau pjatat, apo kush e fshiu oborrin' e kësisoj pallavrash e broçkullash të tilla. Pritesh që të paktën nga ky staf që i thotë vetes 'artista', të kishim një nivel e një stekë më të lartë intelektuale dhe artistike. Pritej më shumë, shumë më shumë... Po se dhanë ata mesazhin se si DUHET të rrijë, diskutojë e jetojë njerëzia, kush tjetër do të mund ta bëjë këtë?!!.... Populli DUHET edukuar dhe sidomos rinia, dhe ky spetakël mendoj se pikërisht ka këtë mision dhe qëllim. Po ta bënte këtë, hallall koha që rrinë e shpenzojnë njerëzia para televizorit, por po ndodh e kundërta. Njerëzit po ç'edukohen e po e mbushin kohën me pallavra e llogje pa asnjë vlerë. Shumë, shumë keq!

    Përgjigju
  • Ilir: 05/12/2021 16:19

    Jam teresisht dakort me shkrimin tuaj sa me vjen vertet keq se ku po shkojne vlerat, antivlerat vleresohen me shume se vlerat, mediat gjithmone justifikohen me realitet karakteresh pa marre parasysh limitet dhe ndikimin qe ka media ne SHOQERI te tille e te brishte menderisht sic jemi ne. Sa turp!

    Përgjigju
  • Filozofi: 05/12/2021 15:27

    TE LUMTE PER SHKRIMIN, PO KUJT TI DREJTOHESH !? KJO SHOQERI PO ZBULON RRENJET E VETA......PREARDHJEN.....ATY NGA KA DALE......QE TA THEMI ME TROÇ, MODERNIZIMI FILLON NGA TE NDENJURAT E CFARE PERMBAJNE NE BRENDESI ATO , SHYQYR QE PO NA HAPIN MENDJEN SE VETEM NE KETO VITE PO E KUPTOJME VLEREN E TE NDENJURAVE QE KANE LINDUR ME FUNKSIONIN BAZE THJESHT PER TU ULUR. NJE SHOQERI TEJET INTELEKTUALE QE FAZEN E TE MENDUARIT DHE TE ARSYETUARIT E KANE KALUAR ME KOHE.....TANI PER KETO BREZA VLEN VETEM DIJA E RREME QE CUDITERISHT DINE GJITHCKA EDHE SE DERI ME TANI JEMI SHTUAR ME VEZE E TANI NA KANE TREGUAR SE E KEMI PATUR GABIM....NJE RINI PER TA PATUR ZILI EDHE VETE ZHVEJKU. Ai thoshte: KU TA DI UNE SE KUSH JAM UNE!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Katër vrasjet në bulevard, a është bërë drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

John

S’kanë fund ‘atentatet’ për vrasjen e Vuçiç/ Një ditë pasi Shesheli akuzoi Gjukanoviç, qeveria serbe zbulon planin tjetër për eliminimin e presidentit