Donaldi ka vendosur të çojë ndjekësit në një udhëtim! Udhëtimin e fituar në BBV, Donaldi ka vendosur ta dhuroi në një “giveaway”.
Kujtojmë se bëhet fjalë për një tur drejt 7 destinacioneve, të cili dëshiron t’ia dhuroi një çifti që për një arsye apo një tjetër nuk mund të bëjnë vetë një udhëtim të tillë.
“Gjithmonë bashkë, asnjëherë vetëm”, e ka mbyllur postimin Donaldi, i cili e ktheu këtë shprehje në një moto edhe pas vizitës në shtëpinë e fëmijëve që u ndihmuan nga të ardhurat e pikturës së shitur prej tij në festat e nëntorit.
Pyetja është...pse Donaldi nuk do të shkojë me Trixën? A janë ndarë ata përfundimisht?