‘Dorëheqja e Xhafës‘/ Basha në Manëz: Nuk arrestoi dot Dakon. Kryebashkiaku: Shihemi në gjyq, o toç!

DURRËS- Kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako, sipas kryetarit të opozitës, Lulzim Basha është ndër arsyet pse Fatmir Xhafaj u largua nga posti i ministrit të Brendshëm. Në një takim që zhvilloi në Manëz me mbështetës të PD, Basha tha se Xhafaj kishte frikë të përballej dhe të arrestonte kryebashkiakun e Durrësit.

Tash dy vjet ne kemi denoncuar dosjen hetimore 339. Dosja hetimore 339 i vuri në lëvizje faktorin ndërkombëtar dhe e vuri me shpatulla pas muri Fatmir Xhafën. Faktori ndërkombëtar e detyroi atë të fillonte arrestimin e disa prej bandave kryesore të krimit me të cilat Edi Rama mori votat qershorin e vitit të kaluar. U arrestuan Bajrat në Shkodër. U arrestuan Ndokët në Lezhë. U arrestuan Avdylët në Shijak. Por Fatmir Xhafaj, si një vasal i vërtetë i Edi Ramës nuk pati guximin të arestonte Vangjush Dakon, personazhin kryesor dhe kokën e shtabit të shitblejes së votave siç e dini fare mirë këtu në Manzë, në Sukth dhe në gjithë zonën e Durrësit. Ky ishte momenti kur faktori ndërkombëtar e kuptoi se Fatmir Xhafaj nuk është gjë tjetër veçse një ushtar i bindur i Edi Ramës. Dhe ky ishte momenti kur Fatmir Xhafaj nuk kishte asnjë alibi për të qendruar në karrigen e ministrit të Brendshëm. Iku me turp. Iku i demaskuar para faktorit ndërkombëtar si njeriu i cili në fund të fundit është i detyruar të zbatojë urdhërat e bosit të tij si një vasal i Edi Ramës. 

Lulzim Basha, kryetar i PD



Kryedemokrati Basha tregoi dhe një arsye tjetër të largimit të Xhafajt që e lidhi me drejtuesin e Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Basha thotë se Xhafaj kishte frikë nga përgjegjësitë ligjore për manipulimin e hetimeve për Veliun dhe të vëllain.

Fatmir Xhafaj është larguar nga frika e përballjes me përgjegjësitë e tij ligjore dhe politike për manipulimin e hetimit ndaj vartësve të tij, drejtorit të Përgjithshëm Ardi Veliut dhe njerëzve të tjerë të përfshirë në manipulimin e dosjes hetimore për vëllain e tij. 

Lulzim Basha, kryetar i PD

Edhe në këtë komunikim, Basha nuk anashkaloi emrin e vëllait të Fatmir Xhafajt, Agron Xhafaj. “Fatmir Xhafaj është larguar pikërisht për ti bërë bisht përgjegjësisë së tij ligjore dhe politike për manipulimin e dosjes së vëllait të tij Agron Xhafaj, dosje e cila u bë e ditur vetëm falë qendrësës, guximit, vendosmërisë dhe këmbënguljes së opozitës”,-tha Basha.

Për akuzën e bërë sërish nga kryedemokrati Basha, reagoi kreu i Bashkisë Durrës, Vangjush Dako. Në një status në Facebook, Dako paralajmëron Bashën se bashkë do të shihen në gjykatë.

 “O Lulzim o toçi i Saliut! Po si mund të vish në Durrës si ata fuksat e viteve ‘80 me pantallona doku dhe gjuhën si peshk rezervati? Është e thjeshtë se ti je një peshk rezervati dhe më e shumta mund të të hajë Salianji se Saliu s'bëhet llaf. Po ato që përsërite prapë si skapamento e prishur ishalla s'do t’i kesh harruar kur të vish në gjyqin e radhës. Kurse atë lejen për pistën në det mirë bëre që s'e përmende prapë, se do e kishe ngrënë dyfish padinë për atë! Ik fli gjumë tani tek vaska e peshkut ku të rrit Saliu me Kunatin, se Dakon këtu e ke, në Durrës me telefon në dorë ditë-natë o toç!”-thotë Dako në reagimin e tij.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje