TIRANË-Dy ditë para se të konstituohej Këshilli Bashkiak i Shkodrës, mësohet se është dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve tërheqja nga marrja e detyrës së Valdrin Pjetrit. Do të jetë ky institucion që do të shqyrtojë kërkesën për të shpallur pavlefshmërinë e mandatit të Pjetrit si kandidati fitues në zgjedhjet e 30 qershorit.
Megjithatë se çfarë do të ndodhë në këtë Bashki mbetet një enigmë, pasi në kushte normale presidenti Ilir Meta do të duhet që të dekretonte një datë të re zgjedhjesh në Shkodër, por është konfirmuar se kjo gjë nuk do të ndodh. Kreu i shtetit ka këmbëngulur se zgjedhjet në Shkodër, ashtu si kurse edhe në Bashkitë e tjera të vendit do të zhvillohen në 13 tetor. Ai nuk njeh zgjedhjet e 30 qershorit, e për rrjedhojë as Valdrin Pjetrin si fitues të këtyre zgjedhjeve.
Sa i përket hetimeve mbi pastërtinë e figurës së Valdrin Pjetrit, bëhet e ditur se ky i fundit ka dhënë shenjat e gishtërinjve në Institutin e Policisë Shkencor në Shkodër, në varësi të Ministrisë së Brendshme dhe pritet që të bëhet krahasimi me shenjat e gishtërinjve që do të mbërrijnë nga autoritetet italiane.
Tërheqja e tij erdhi pas akuzave të bëra nga Partia Demokratike e cila publikoi dokumente që vërtetonin se Pjetri ka qenë i dënuar me burg për drogë në vitin 2003, dënim për të cilin ai nuk e ka deklaruar në formularin e vetëdeklarimit. Shkodra vijon të drejtohet nga kryetarja aktuale Voltana Ademi, por me një Këshill Bashkiak me shumicë socialiste i cili u konstituua mes tensioneve mesditën e së hënës.
B.K./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 Shkurt, 10:32
Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?
-
Shumë
26.9%
-
Pak
60.6%
-
Nuk e di
12.5%
Vota total: 1204
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tabaku për Primaret në PD: Duhet konkurrencë e shëndetshme brenda partisë! Teza e qeverisë teknike nuk ka rënë
5 Shkurt, 22:06
-
VKM/ Diaspora do votojë edhe me pasaporta e ID të skaduara, qeveria zgjat afatin! PS i ‘mbyll’ derën PD: S’lejohen dokumentet e huaja! Berisha: Nuk votojmë ndryshimet në Kod
5 Shkurt, 13:07
-
Non grata e SHBA/ Sali Berisha: Nuk është përparësi e Trump në këtë kohë! Do t'i shkruaj sapo të plotësohet administrata e re
5 Shkurt, 12:47
-
VIDEO/ Belind Këlliçi gënjen hapur! Përgënjeshtron veten brenda 4 minutave, në siklet nga akuzat se paguhet nga Belinda Balluku
5 Shkurt, 10:51
-
Fatbardh Kadilli për Report Tv: Bardhi, Alizoti e Gjekmarkaj dikur e shanin Berishën, tani i ‘lëpihen’ për t’u bërë deputetë! Primaret janë një teatër
4 Shkurt, 18:46
-
Balla në Report Tv: Berisha kërkon të prishë zgjedhjet, kushtëzimi që diaspora të votojë me dokumente të huaja alibi! PS synon 84 mandate, Shqipëria jo më peng i Saliut
4 Shkurt, 18:17
-
Sondazhi për Tiranën nga Eduard Zaloshnja: PS merr 19 mandate, PD 13, Partitë e reja 5
4 Shkurt, 17:55
-
Zgjedhjet e 11 Majit/ Meta në listat e deputetëve të Tiranës, Blushi 1 orë takim në PD për koalicionin parazgjedhor dhe protestën e 8 shkurtit
4 Shkurt, 12:32
-
Fushata e Berishës, besnikë (dhe humbës)/ Në krye të qarqeve, figura që kanë vetëm humbje
4 Shkurt, 07:20
-
'5 Pyetjet'/ Shehi: Koalicion me Bashën e Alibeajn, s'kemi kandidat për kryeministër! Hoxha: Të largohen mamuthët e tranzicionit! Toska: Basha do e vjedhë mandatin!
3 Shkurt, 22:09
-
Elezi për Report Tv: Turp të jetë Meta në listën e PD! Primaret të komanduara nga Berisha, manipulohet lista e votuesve
3 Shkurt, 18:32
-
'Në listën e sigurt ta zuri vendin Meta', Dash Sula i përgjigjet gazetarit: Po fitoi Rama do iki nga Shqipëria
3 Shkurt, 18:00
Edhe ky ushtari i sali qenit paska qen.?????????????????????????????? Sa shum paska rekrutuar monstra. Po Mir more kaq keq qenka ps per nje kandidat per ne shkoder. Bile ky pjetri te behet ndjekje penale.
PërgjigjuEshte e veshtire te gjesh socialista ne shkoder sepse nuk ka. Edhe ate qe kishte e mori nga tirana
Jane të pa bese siç eshte vete S.Berisha që jua ka injektuar.Edhe ky Valdrini eshte same shit !!!.Kur thote :pasha besen kupto qe po mundohet ta fusi!!!!Hapni sytë.