Borussia Dortmund konkuroi denjësisht për kampionatin këtë sezon në Bundesligë, por në fund nuk arriti të thyejë dominimin e Bayern Mynchen që fiton prej 7 vitesh radhazi. Gjithsesi verdhezinjtë nuk dorëzohen dhe këtë e vërteton merkato që kanë nisur prej disa ditësh për sezonin e ardhshëm.
Pasi siguruan Torgen Hazard nga Borusia Monchengladbach dhe Niko Schulz, verdhezinjtë kanë zyrtarizuar edhe një tjetër goditje të bujshme. Bëhet fjalë për sulmuesin e kombëtares gjermane Julian Brandt, i blerë për 25 mln euro nga Bayern Leverkusen.
Mes lojtarit dhe klubit të Dortmund është arritur një marrëveshje për 5 vitet e ardhshme. Për këtë ‘martesë’ Julian Brendt është shprehur: “Unë jam një person që ndonjëherë marr vendime në bazë të asaj që ndiej pasi të ndjesh është diçka e rëndësishme. Në rastin e Borussia Dortmund kam një ndienjë të mirë.
Një nga arsyet se përse zgjodha të transferohem te Borussia Dortmund është se humbi titullin këtë sezon dhe ka vend për përmirësim. Unë jam i motivuar dhe optimist për zhvillimin tim personal, por mbi të gjitha të ekipit.”