Dosja/ Malltezi dhe Argita paguan 550 mijë € për gjyqet e Berishës ‘non grata’, 52 mijë € për Shkëlzenin! Si mbushi dhëndri llogaritë e ish-kryeministrit pas privatizimit të ‘Partizanit’

Dosja/ Malltezi dhe Argita paguan 550 mijë € për gjyqet e Berishës ‘non grata’, 52 mijë € për Shkëlzenin! Si mbushi dhëndri llogaritë e ish-kryeministrit pas privatizimit të ‘Partizanit’

Jamarbër Malltezi dhe Sali Berisha

TIRANË- Vetëm me ‘operacionin Partizani’ i nisur pak ditë pasi qeveria Berisha mori detyrën në shtator 2005, Argita dhe bashkëshorti Jamarbër Malltezi fituan gati 6 milionë euro dhe një pjesë e mirë e kësaj shume i është kthyer familjes së Sali Berishës përmes pagesave të shpenzimeve.

SPAK ka kryer verifikimin e deklarimit të pasurive nga ku rezulton se dhëndri dhe vajza prej 4 vitesh firmosin çeqet për të paguar shpenzimet e studiove ligjore për gjyqet e Sali Berishës me SHBA dhe Britaninë e Madhe pasi këta e shpallën ‘non grata’.

Nuk janë pak, por 428 mijë euro e 126 mijë dollarë nga viti 2021 në 2024. Vetëm për këtë vit, Argita Malltezi ka paguar për studion ligjore ZAIWALLA And Co Limited në vlerën 213,590 euro.

Jo vetëm kaq, dhëndri është treguar ‘zemërgjerë’ për të paguar dhe shpenzimet shëndetësore në vlerën e 13 mijë eurove, për vjehrrin dhe vjehrrën. Gjithashtu ka qenë ‘zemërgjerë’ për të paguar dhe shpenzimet për kunatin, Shkëlzen Berisha në vlerën 52 mijë euro totali. Madje këtij të fundit i është paguar dhe fatura prej 27 439 USD për një avokat në Amerikë.

Në dosjen e SPAK evidentohen përfitimet e familjes Berisha nga të ardhurat e familjes Malltezi sipas viteve.

Në vitin 2014, familja e Sali Berishës ka marrë nga dhëndri i tij Jamabër Malltezi 24 000 euro. Sipas SPAK, 6 mijë euro janë dhënë për shpenzime shëndetësore për Liri Berishën. 18 000 euro hua pa interes për Shkëlzen Berishën, ‘shumë e cila deri më sot nuk dokumentohet të jetë shlyer)’ thuhet në dosjen e SPAK, të cilën Shqiptarja.com e disponon.

Në vitin 2017 janë dhënë 27 439.98 USD dhe 7,403. euro.Sipas Prokurorisë së Posaçme, 7.400 euro janë shpenzime mjekësore për Sali Berishën. 27 439 USD është paguar avokati i Shkëlzen Berishës në Amerikë Jason Zolads, në USA, shumë kjo e pretenduar e dhënë pa interes, sipas vetëdeklarimit të djalit të Berishës.

Viti 2018: Sipas SPAK Malltezi ka paguar 3,000 euro pushime për vjehrrin Sali Berisha dhe bashkëshorten Liri Berisha.

Viti 2021: Janë paguar gjithsej 19 933 euro. Sipas SPAK, 13,288 euro janë paguar nga Jamarbër Malltezi si shpenzime konsulence avokatie për zyrën ligjore në Francë për çështjen Antony Blinken.  Bëhet fjalë për çështjen gjyqësore në Gjykatën Korreksionale të Parisit ku në gusht të 2021 ish kryeministri Berisha paditi për shpifje sekretarin amerikan të shtetit Antony Blinken. Ky i fundit në maj të 2021 e shpalli ‘non grata’ në SHBA Berishën dhe familjen e tij. Ndërsa pjesa tjetër, shuma prej 6.644 euro është paguar për Shkëlzen Berishën për të njëjtën çështje. 

Viti 2022: Argita Malltezi shleu faturat e studios ligjore në Mbretërinë e Bashkuar për babanë e saj, i cili u shpall non grata edhe nga Mbretëria e Bashkuar më 19 korrik 2022. SPAK thotë se 72 mijë dollarë janë faturat e likuiduara për studion ligjore, pagesë e konfirmuar edhe sipas konfirmimeve bankare për ZAIWALLA And Co Limited..

Viti 2023: Janë 201,675.6 euro dhe 54,382.76 USD të paguara si likuidim të faturave të studios ligjore në Mbretërinë e Bashkuar në lidhje me gjyqin për babanë Sali Berisha. Ka gjithashtu disa pagesa nga Jamarbër Malltezi, por ato i kreditohen atij në llogari nga Argita Malltezi, konstaton SPAK.

Ndërsa në vitin 2024 janë paguar 213,590 euro. Fatura këto të paguara nga Argita Malltezi për të likuiduar studion ligjore në UK (Mbretërinë e Bashkuar) në lidhje me gjyqin e nisur nga Sali Berisha.

"Konkludohet se rezulton plotësisht e provuar se shtetasi Sali Berisha, ka konsumuar veprën penale të 'Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendore', kryer në bashkëpunim me shtetasin Jamarbër Malltezi, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal", argumenton SPAK në dosjen 500 faqe./Shqiptarja.com

Pagesat e Jamabër dhe Argita Malltezit
Faturat e gjyqeve
Viti 2021 - 13,288 euro fatura për studion ligjore në Francë
Viti 2022 – 72 mijë dollarë fatura për studion ligjore në UK, ZAIWALLA And Co Limited.
Viti 2023 - 201,675 euro dhe 54,382 $ fatura për studion ligjore në UK
Viti 2024 - 213,590 euro fatura për studion ligjore në UK

 

Për shëndetin e Sali dhe Liri Berishës
Viti 2014 - 6 mijë euro shpenzime shëndetësore për Liri Berishën
Viti 2017 - 7.400 euro shpenzime shëndetësore për Sali Berishën

 

Për pushimet e Sali dhe Liri Berishës
Viti 2018 – 3 mijë euro

 

Për 'hallet' e Shkëlzen Berishës
Viti 2014 - 18 000 euro hua akoma nuk është shlyer
Viti 2017 - 27 439 USD iu pagua avokati në Amerikë
Viti 2021 - 6.644 për studion ligjore në Francë

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 08:18
Dosja 'Partizani'/ Malltezi i pagoi Berishës faturat për këngëtarin italian në fushatën e 2013-ës! Këshilltari i ish-kryeministrit shkoi në SHBA me Bektashin për të takuar arkitektin e Kullave

Berisha dhe këngëtari italian Riccardo Cocciante në 2013

Në dosjen 500 faqe të SPAK evidentohet fakti se Berisha nuk ka përfituar vetëm të ardhura përmes llogarive personale të dhëndrit Jamarbër Malltezi, por edhe nga financime të shoqërisë ‘Homeplan sh.p.k’, shoqëri përmes së cilës dhëndri në cilësinë e investuesit ndërtoi 19 kullat tek ish-kompleksi partizani.

SPAK përmend financime të shoqërisë Homeplan sh.p.k., për llogari të Kryeministrit Sali Berisha (asokohe) në kuadër të fushatës zgjedhore të vitit 2013. Ndër pagesat e përmendura është edhe ajo për akomodimin dhe udhëtimin dhe qëndrimin në Shqipëri të këngëtarit Ricardo Cocciante të ftuar prej tij.

Në dosjen e SPAK thuhet se “përgjatë vitit 2013, në kohën e fushatës zgjedhore, rezulton se mbështetur në kërkesën dhe kujdesin e veçantë shtetasit Kryeministrit Sali Berisha, Ministri i Kulturës, ka ftuar këngëtarin Riccardo Cocciante, të vijë në Shqipëri. Ky i fundit ka ardhur i shoqëruar me këngëtaren Elhaida Dani dhe një gazetar italian.

Në vetë dokumentet e Ministrisë së Kulturës paraqitet si mbështetës shtetasi Fatmir Bektashi, por nga aktet ka rezultuar se pagesat për akomodim dhe udhëtim të këtyre shtetasve janë kryer nga shoqëria Homeplan sh.p.k. në një vlerë në total prej rreth 676 250 lekësh.”

Këngëtarit dhe grupit të tij i është paguar akomodimi në një hotel luksoz, biletat e udhëtimit dhe automjetet me qira.

Homeplan pagoi biletat e avionit për ish-këshilltarin e Berishës

Në dosjen e SPAK thuhet se shoqëria Homeplan sh.p.k. i ka paguar Flamur Kuçit, në kohën që ky i fundit ka qenë këshilltar për Çështjet e territorit pranë Kryeministrit Sali Berisha në vitin 2012 paratë e biletës, në shumën 911 euro që ky të shkojë të takojë Daniel Liebeskind, arkitektin e kullave së bashku me Fatmir Bektashin në SHBA.

“Konstatohet se edhe arkitekti që është kontraktuar për projektet e ndërtesave të kryera në territoret e klubeve Sportive Partizani, shtetasi Daniel Liebeskind, fton pikërisht shtetasin Flamur Kuçi, në kohën që ky i fundit ka qenë këshilltar për Çështjet e territorit pranë Kryeministrit Sali Berisha dhe shtetasin Fatmir Bektashi për një vizitë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Udhëtimi kryhet në vitin 2012 dhe paratë e biletës për shtetasin Flamur Kuçi, në shumën 911 euro, paguhen nga shoqëria Homeplan sh.p.k” shkruhet në dosje.

Pagesa për Fondacionin e Liri Berishës nga Malltezi

Gjithashtu në dosje konstatohet se një pjese parash nga të ardhurat e familjes Malltezi kanë shkuar në drejtim te Fondacionit Domenic Scaglione me president Liri Berisha, bashkëshortja e ish-kryeministrit.

Konkretisht në periudhën 2010-2022 Argita Malltezi dhe Jamarbër Malltezi, kanë sponsorizuar Fondacionin Fëmijët Shqiptarë, Domenick Scaglione në një shumë prej 8 599 647 leke, 24 171 euro e  8 225 USD, pagesa të kryera përmes dy shoqërive Homeplan sh.p.k. dhe Kontakt sh.p.k.

Pagesat për fondacionin e Liri Berishës
Viti 2016- Shoqëria Homeplan sh.p.k. ne vitin 2016 ka transferuar pranë Fondacionit të Fëmijëve Shqiptar Domenick Scaglione shumën prej 18 534 euro.
Viti 2021: Shoqëria Homeplan sh.p.k. në vitin 2021 ka transferuar pranë Fondacionit të Fëmijëve Shqiptar Domenick Scaglione Shumen prej 1970 euro.
Viti 2022: Shoqëria Kontakt sh.p.k. në vitin 2022 ka transferuar pranë Fondacionit të Fëmijëve Shqiptar Domenick Scaglione shumën prej 30,000 euro.
Totali: 50 504 euro

Në përfundim, SPAK konkludon se "rezulton plotësisht e provuar se Sali Berisha, ka konsumuar veprën penale të "Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendore", kryer në bashkëpunim me shtetasin Jamarbër Malltezi, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal".

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ethem Lalaj: 15/09/2024 09:59

    Dal ngadal po del Dosja e plot KORRUPTIVE E "ËNGJLLIT" NON GRSTA TMERR I KOMBIT. •SPAK,GJKKO TI SEKUESTROI PASURINË,TË MOS E LËRË TË SHPIFI MË NGA PENXHERJA & TA ARRESTOI,PËR TA BËR SHËMBULL NË BOTËN DEMOKRATIKE. •SB ËSHTË HAJDUTI MADH NR.1,NDËRSA NR.2 ËSHTË LIKE META..ME 3-4 DOSJE. -SHËMBJA E PERANDORISË TË 2 TË KORRUPTUARVE TË MËDHEJ SHPËTON SHQIPËRINË.MANDEJ PALLATI MBRETËROR SHËMBET KOLLAJ. • Populli kërkon dosjen e plotë të krimit nga REP.TV,Pasi medjet e Sb 99 % nuk thon asgjë,pasi jan kapur prej Sb 2005 dhe i ka HELMUAR ME PARA TË PISTA..AI,GREKU,SËRBI,RUSI..etj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka pasur sukses 'Tempulli' në kapjen e shpërndarësve të drogave në shkolla?



×

Lajmi i fundit

Operacioni 'Tempulli 4', arrestohet edhe i 25-i i listës, akuzohet si pjesë e grupit të trafikut të drogave të forta në Tiranë

Operacioni 'Tempulli 4', arrestohet edhe i 25-i i listës, akuzohet si pjesë e grupit të trafikut të drogave të forta në Tiranë