Dosja e Plotë/ Ja si institucioni Autoriteti i Dosjeve falsifikoi vendimin për prokurorin Sheshi,e bëri agjent të sigurimit

TIRANË- Skandali që përfshiu kupolën e Prokurorisë Shqiptare, se njëri nga anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe më konkretisht Bujar Sheshi kishte qënë bashkëpuntor i Sigurimit të Shtetit, ka rezultuar të jetë i pavërtetë. Në këtë përfundim ka arritur pas 5 muaj hetime prokurori i çështjes Ervin Karanxha, i cili ka administruar dosjen me të dhëna konfidenciale nga Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se autoriteti ka dalë me dy vendime të ndryshme, çka ka sjellë dyshime të forta për falsifikimin e dokumentave zyrtare, me qëllim denigrimin e anëtarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë Bujar Sheshi.

Sot gazeta “Shqiptarja.com” zbardh të plotë hetimin e prokurorisë rreth kësaj çështje, e cila në fund të dhjetorit 2018 dhe fillim janarit 2019, u bë kauza kryesore për të sulmuar prokurorin Bujar Sheshi dhe Reformën në Drejtësi. Hetimi hedh dritë mbi atë çfarë ka ndodhur dhe kompromenton disa prej anëtarëve të Autoritetit për Informim mbi Dokumentat e ish-Sigurimit të Shtetit,për të cilët ende vijon hetimi për akuzën e “Falsifikimit të dokumentave” dhe që ka shumë gjasa që në ditët në vijim të meren të pandehur. Çështja penale kundër Gentiana Sula, Altin Hoxha, Mareglen Kasmi dhe Simon Mirakaj është ndarë në një procedim të veçantë dhe vijon të hetohet në prokurorinë e Tiranës. Nga hetimi ka rezultuar se në 22 janar 2019 Autoriteti për Informim ka marë një vendim me shumi votash, duke informuar Prokurorin e Përgjithshëm se Bujar Sheshi ka qënë bashkëpuntor I Sigurimit të Shtetit, ndërsa anëtari i katërt I këtij autoriteti, ka votuar kundër në pakicë, duke u shprehur me shkrim se Bujar Sheshi nuk është bashkëpuntor i Sigurimit të Shtetit. Gjatë hetimit është administruar praktika në të cilën është bazuar vendimi i dhënë prej autoritetit për informim mbi dokumentat e ish-sigurimit të shtetit, e cila konsiston në një kartelë dhe një fletë e rregjistrit në të cilat është shënuar emir i një shtetasi të quajtur “Bujar Rasim Shesha”. Ndërsa siç rezulton nga aktet e dosjes, emri i babait të Bujar Sheshit është Ramiz dhe jo Rasim, ndërsa mbiemri i Bujar Sheshit, të të gjithë dokumentet e tij, duke përfshirë dokumentetshkollore si dhe në ato të punës që në momentin e fillimit të saj, është shkruar gjithmonë “Sheshi” dhe jo “Shesha”.

Rezulton gjithashtu që edhe data e lindjes së “Bujar Rasim Shesha” e shkruar në këtë kartelë nuk përputhet me atë të lindjes së Bujar Sheshit. Pasaktësi rezultojnë edhe në adresën e përcaktuar në kartelën ku është bazuar Autoriteti për Informim mbi dokumentat e ish-sigurimit të Shtetit, e cila nuk është e njëjtë me adrresën e Bujar Sheshit. Ndërkohë në dokumentacionit që I është sekuestruar autoritetit të dosjeve, rezulton se fillimisht është mbajtur prej tyre një relacion i detajuar i cili shprehet se shtetasi Bujar Sheshi, nuk është bashkëpuntor i ish-Sigurimit të Shtetit.Në rrethana të paqarta në seancën e marrjes së vendimit është ndryshuar qëndrim duke marrë vendim me shumicë votash duke u shprehur se Bujar Sheshi, ka qënë bashkëpuntor i ish-Sigurimit të Shtetit, në një kohë që në relacion ishte shumë i qartë qëndrimi i anëtarëve të autoritetit për këtë rast. Kjo rrethanë mbështetet edhe nga deklarimi i punonjësit të Autoritet për Informim Selami Zalli i cili në cilësinë e drejtuesit të administratës është shprehur se prokurori Bujar Sheshi nuk mund të quhet bashkëpuntor i ish-Sigurimit të Shtetit.Fakti që Bujar Sheshi nuk ka qënë bashkëpuntor i ish-sigurimit të Shtetit konstatohet nga aktet ku është bazuar Autoriteti për Informim, të cilat nuk janë të plota.

Ekziston vetëm një kartelë me shumë karaktere që nuk përputhet, si dhe një fletë rregjistri, autenciteti i të cilit nuk rezulton të jetë i provuar, pra është I kontestueshëm. Nga ana tjetër ekziston dhe fakti domethënës që nga dokumentacioni i paraqitur dhe i administruar, rezulton se nuk ka asnjë dosje bashkëpunimi me ish-Sigurimin e Shtetit, asnjë dokument të nënshkruar apo me shkrimin e Bujar Sheshit, në dosjet e Ish Sigurimit të Shtetit. Nga praktika e ish Sigurimit të Shtetit dhe nga rregulloret përkatëse, dihet që një bashkëpuntor do të plotësojë një deklaratë bashkëpunimi, të ketë dosje personale dhe dosje tjetër ku të pasqyrohet kryerja e veprimeve konkrete apo dhënia e informacioneve për personat konkret. I pyetur nga prokuroria ish-punonjësi i Sigurimit të Shtetit Petraq Perika, ka deklaruar se nuk e njeh Bujar Sheshin. Edhe nga kjo dëshmi del mjaft qartë se prokurori Bujar Sheshi nuk ka qënë bashkëpuntor I Sigurimit të Shtetit. Në rastin konkret thotë prokuroria e Tiranës,hetimi gjatë kësaj periudhe ka vërtetuar se nuk ekziston dosje bashkëpunimi ose deklaratë personale të cilët e bën bashkëpuntori në fillim të veprimtarisë agjenturore, por dhe asnjë dosje apo dokument, që të vërtetojë aktivitet në favor t ëish-sigurimit të shtetit të kryer nga prokurori dhe anëtari i KLP Bujar Sheshi, edhe sikur ai të ishte i njëjtë me shtetasin “Bujar Rasim Shesha”, siç pretendohet në vendimin e autoritetit.

Nga hetimi ka rezultuar se Bujar Sheshi në periudhën kur presupozohet se është bërë bashkëpuntor i Sigurimit të Shtetit ka qënë nën moshën 18 vjeç, minoren dhe se me ligjin e kohës Sigurimi i kohës nuk rekrutonte bashkëpuntorë të mitur. Gjithashtu ka rezultuar e provuar se vendimarja e autoritetit ka qënë e gabuar. Hetuesia në kohën që Bujar Sheshi ka punuar, ka qënë e organizuar dhe ishte nën varësinë e Ministrinë e Brendshme, por që vepronte sipas normave të Kodit të Procedurës Penale. Hetuesia në atë periudhë ishte organ i ndjekjes penale dhe kishte për detyrë fillimin e procedimit penal, ngritjen e akuzës dhe dërgimin e çështjes në gjykatë ose pushimin e çështjes. Hetuesia ishte një institucion procedurial dhe nuk kishte lidhje me ish Sigurimin e Shtetit, veprimtaria e të cilit bazohej në të ashtëquajturën “Platforma Operative e Organeve të Sigurimit të Shtetit”.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Geri: 17/09/2019 12:08

    Kujt ja paskeni lene ne dore te paaftit dhe te koruptuarit Karanxha, djalit te ish sigurimsit. Cfare i eshte premtuar qe te kaloje vetingun kjo qenie e peshtire megjithe te motren gjyqtare ne administrative? Harruat qe ka qene k/gjyqtare ne lushnje dhe ka bere namin atje me bekimin e Bamir kodoshit. Po ceshtjen e permbytjes tek City Park e mbylli ky Karanxh e bir karanxhe ? Ky denoi kolrksionistin Thimio ne menyre qe Kokerhima Koco te vidhte pikturat per zyren e tij. Kush e beson kete hetim te bere nga ky palo prokuror qe denoi vetem me dy vjet kosovarin qe vrau kengetaren Emmy? Sa gjynahe ke per te lare more prokuror legen dhe do zoti aty ku te dhemb me shume. Nuk ka Bujar Sheshi apo Shesha tjeter ne rregjistrin e gjendjes civile as ge gjalle dhe as te vdekur. Kush eshte sipas teje? Apo eshte Cim Hajdari

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja