VIDEO/Koncesioni i Sterilizimit, Ilir Beqaj del me valixhe nga SPAK, merr aktet për t'i studiuar

TIRANE-  Me një kuti të mbushur plot me akte në dorë ish ministri I Shëndetësisë Ilir Beqaj është parë të dalë paraditen e sotme (31 maj 2024) nga SPAK. Prapa ishte avokati i tij i cili tërhiqte për dore një valixhe ku ishin futur aktet e dosjes.

 "Derisa dosja është e madhe" u thotë gazetarëve Beqaj, të cilët e pyetën të habitur sapo doli nga dyert e SPAK.

Më në fund ish ministri ka mundësi të marrë 700 fashikujt që SPAK ka vendosur në dosjen e sterilizimit për ta dorëzuar në GJKKO.  Hetimet për koncesionin e sterilizimit u kryen nga prokurorët Edvin Kondili dhe Ened Nakuçi dhe dosja është në GJKKO e cila do të vendosë nëse çështja do kalojë për gjykim apo do ta kthejë në SPAK për hetime të mëtejshme. 

Seanca parapake gjyqësore e 13 majit në GJKKO u shty për në datën 3 qershor pasi avokatët e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj I kërkuan trupës gjykuese kohë që të njihen me dosjen e SPAK për koncesionin e sterilizimit.

Më 18 mars 2024, SPAK njoftoi mbylljen e hetimeve për koncesionin e sterilizimit, ndërsa iu komunikoi akuzat 8 personave të tjerë të përfshirë, mes tyre zv.ministri Klodian Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj, në paraburgim. SPAK akuzon për shkelje në procesin e koncesionit të sterilizimit me vlerë 100 milionë euro dhe afat 10-vjeçar, të fituar nga biznesmeni Ilir Rrapaj.

Ish ministri akuzohet për ‘shpërdorim detyre’ se ka miratuar kontratën koncensionare të sterilizimit në kundërshtim me ligjin.

Hetimet 3-vjeçare kanë zbuluar shkelje të ligjit në procedurat e dhënies së njërit prej koncesioneve më të kushtueshme të sektorit të shëndetësisë, me qëllimin e vetëm të shpalljes fitues të kompanive të Ilir Rrapajt dhe shtetasit Italian, Umbro Staccini.

Ilir Beqaj u zgjodh ministër i Shëndetësisë në kabinetin e parë të kryeministrit Edi Rama dhe gjatë drejtimit të tij në vitet 2013-2017, u firmosën tre kontrata koncesionare prej dhjetra milionë eurosh për shërbime të sistemit shëndetësor.

Ndërkohë në shkurt  u vendos sekuestro edhe ndaj dy kompanive të Rrapajt disa aksione të tij në një shoqëri tjetër tregtare, llogari bankare me vlerë 295 mijë euro, 13 makina e apartament në Vlorë.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, sa cilësor është shërbimi në spitale shtetërore?



×

Lajmi i fundit

PAMJE/ U ndalua nga policia, momenti kur 29 vjeçari hedh molotov drejt bashkisë së Tiranës

PAMJE/ U ndalua nga policia, momenti kur 29 vjeçari hedh molotov drejt bashkisë së Tiranës