Dosja e zyrtarit të FBI/ Kush është ''Personi A'' ose Agron Neza, biznesmeni shqiptaro-amerikan që ishte badigard i Azem Hajdarit dhe Sali Berishës, i përfshirë në çështjen amerikane

Një nga protagonistët kryesorë të dosjes amerikane kundër ish agjentit të FBI të arrestuar në SHBA quhet Agron Neza, biznesmen shqiptaro-amerikan me origjinë nga Tropoja, të përmendur në aktakuzë si Person A. Në fakt ai nuk është akuzuar për asnjë vepër penale, por u përmend vetëm se i ka paguar agjentit të FBI 225.000 dollar për influencë tek autoritetet shqiptare me përfitime në biznes, para që McGonigal  nuk i ka deklarurar.

Në fakt në aktakuzë tregohen shumë aktivitete të tjera të Agron Neza me ish zyrtarë të FBI, duke hapur një tjetër mister ende të pazbardhur. Në aktakuzë thuhet ‘’se në shtator 2017, në Shqipëri, i pandehuri McGonigal u prezantua nga personi A, pra Agron Neza, me një politikan i cili ishte njëherazi edhe biznesmen, i cili i tha të pandehurit McGonigal se donte dikë për të hetuar një atentat të dyshuar për ta vrarë atë”.

Pra kush është ky politikan dhe biznesmen qe i ka kërkuar ndihmë FBI për ta shpëtura nga nje plan për ta vrarë? Por kush është vetë Agron Neza? Ai ka qenë student i shkollës së Sigurimit në fund të viteve ’80. Sipas gazetarit Mero Baze, në vitin 1990 Agron Neza, që tani jeton në Nju Xhersi, u bë badigard vullnetar i Azem Hajdarit dhe Sali Berishës.

“Duke parë rreziqet që shoqëronin Azemin, sidomos pas vrasjes në tragetin e Tropojës të dikujt me pardesynë e tij, ai i dha Azemit pistoletën e punës ta kishte për siguri. Berisha nuk e harroi këtë detaj. Sapo erdhi në pushtet më 1992 dhe filloi sherret me Azemin, urdhëroi prokurorinë të gjente pistoletën e Azemit dhe e shpalli Agronin në kërkim, se nuk kishte dorëzuar pistoletën.Kështu, nga njeri që i kishte shpëtuar kokën më 1991, e detyroi të arratisej në SHBA dhe mezi e mbylli çështjen e mosdorëzimit të armës pas dhjet vitesh”, shkruan gazetari Mero Baze, që thotë se e ka njohur personalisht Agron Nezën.

Në një dalje për mediat këtë të mërkurë ish-kryeministri Sali Berisha tha se nuk e njeh Agron Nezën.

"Unë nuk e njoh personalisht atë. Nuk kam asnjë lidhje. Ai ka punuar në shërbim në qytete të ndryshme. Ka shumë gjëra që faktojnë të kundërtën e asaj që akuzojnë këta", tha Berisha.

Mirëpo lidhja mes Agron Nezës dhe Sali Berishës u konfrimua edhe nga foto e publikuar në median Hashtag, që ka konfirmuar takimin mes Nezës dhe Berishës, në zyrën e këtij të fundit në vitin 2000.

Zyrtari i lartë i FBI Charles McGonigal po hetohet në SHBA për thyerje të sanksioneve, duke ndihmuar një oligark rus. Zyrtari ka pasur një udhëtim në Tiranë dhe më 9 shtator 2017 edhe një takim me kryeministrin Edi Rama, që kreu i qeverisë e konfirmon, por që thekson se nuk ka lidhje me pjesën tjetër të jetës dhe punës së ish-agjentit të FBI.

Sipas aktakuzës, zyrtari i FBI u ka thënë prokurorëve se ka lobuar që Edi Rama të mos i japë licencë për zbulim nafte një kompanie guaskë që ka fije lidhëse me Rusinë. Lobimi në një kohë kur agjenti ka qenë ende në punë, konsiderohet konflikt interesi.

Në akuzën zyrtare të prokurorisë së Uashingtonit në Shtetet e Bashkuara, personi të cilin e përshkruan vetëm me germën A, dhe me dyshimet e arsyeshme se është Agron Neza, mes të tjerash i ka kerkuar ish-zyrtarit të lartë i FBI të hapë një hetim në SHBA për një shtetas amerikan që ka lobuar “për një parti politike shqiptare, e ndryshme nga ajo në të cilën është anëtar kryeministri

Në Tiranë, në 2019-ën, ish-agjenti i FBI sipas dokumenteve zyrtare të QKB, u bë bashkëaksioner me Agron Nezën në një studio ligjore, të hapur që prej vitit 2008, nga Shefqet Dizdarin, një avokat nga Tropoja, pronar i një kompanie shfrytëzimi nafte, licencuar nga Berisha në kohën e fundit kur ishte në pushtet.

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 26/01/2023 01:35

    Interesante historia e pistoletes! Duket qe Berisha donte t'a bente eliminimin e Hajdarit mundesisht sa me te lehte.

    Përgjigju
  • Ethem Lalaj: 25/01/2023 16:36

    Ok M.Baze:Kjo është ÇKERRJE MASKE për S.Berishën.I cili po hidhet në sulmë të pashëmnëllt për të goditur E.Ramën duke i kërkuar dor-heqjen pasi e di mirë se nuk e mund dot me votë. E çuditshme ta dëgjoje sot kur u hodh në mbrojtje të Amerikës nga E.Rama,kur deri dje e ka sulmuar ashpër DASH se e shpalli non grata. Sot në një takim prej më pak se 10 veta u mundua të thoshte të njëjtat fjalë shpifse si në 32 vite dhe mezi mbylli takimin i skuqur në fytyrë nga halli se mos ndonjë e pyeste: Je në mbrojtje të Shqipërisë Apo të Amerikës që po sulmon E.Ramën..!? A i njeh 2 Tropojanët apo jo..?? -E.Rama foli njëherë.Nuk besoi ta lëri me aq..! -Sb & Im duhen nxirë me bojën e turpit në burg nga drejtësia e tredhur nga Sb.

    Përgjigju
    • Riku: 25/01/2023 18:24

      O ethem kur te rritesh do ta kuptosh qe amerika te ve te mban dhe te heq...jo vota jote... kam idene qe tani po paguhen mijerat e tjera te dollareve per te thene qe ishte thjesht nje keqkuptim hahahaha po mos u shqeteso kaq shume he burr se vetem 30 vite pushtet ka rama gjynah po iku...mos e vrit mendjen per kilen e djathit sa ka shku se ti ke lope pikaaa

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë