Dosja kaloi tek Krimet e Rënda, Izet Haxhia merret për herë të parë në pyetje nga prokurorë shqiptarë

Dosja kaloi tek Krimet e Rënda, Izet Haxhia merret për herë të parë në pyetje nga prokurorë shqiptarë

TIRANË-Pas kalimit të dosjes tek Prokuroria e Krimeve të Rënda, Izet Haxhiaj merret për herë të parë në pyetje nga hetuesit shqiptar. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se Haxhiaj ka mbërritur në ambientet e Prokurorisë në orën 10:30 i pa shoqëruar nga avokati mbrojtës. Mësohet se do të merret në pyetje jo lidhur me vrasjen e ish-deputetit Azem Hajdari, por për një kallëzim që ai ka bërë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, me pretendimin se ky i fundit ka ndërhyrë në procesin ndaj tij.

Izet Haxhia ka qenë truprojë e Sali Berishës, deri në vitin 1998 gjatë kohës që Berisha ka mbajtur postin e Presidentit të Republikës. Pas vrasjes së ish-deputetit të Partisë Demokratike, Haxhia u arratis për të qëndruar afro dy dekada në Turqi nga ku dhe ekstradua më 8 Maj 2018.

Kur dosja të nisë rigjykimin nga e para tek Krimet e rënda, Izet Haxhia pritet të kërkojë sërish hetimin në gjendje të lirë, siç ka bërë edhe pas ekstradimit në Shqipëri, kërkesë që u rrëzua. Po ashtu, Izet Haxhia ka kërkuar dëshminë e afro 60 personave ish-zyrtarë që kanë qeverisur në atë kohë, mes të cilëve edhe ish-presidentit Sali Berisha.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Deputetja Xhixho: Dështimin e saj qeveria ia hedh TikTok-ut! Kërkojmë qeveri teknike dhe zgjedhje të lira

Deputetja Xhixho: Dështimin e saj qeveria ia hedh TikTok-ut! Kërkojmë qeveri teknike dhe zgjedhje të lira