Dosja ‘Partizani’/ Gjeneral Qirjazi u shkarkua se nuk firmoste, në vend të tij gjenerali i PD Xhemal Gjunkshi vulosi 5 dokumente brenda vëtëm 24 orëve dhe i dorëzoi pronën Malltezit

Një prej personazheve që Sali Berisha ka vënë në shënjestër që prej ditës kur GJKKO vendosi masat e sigurisë ndaj tij dhe i arrestoi dhëndrin, është Vladimir Qirjazi, ish gjeneral brigade, ish Komandant i Komandës Mbështetëse në Forcat e Armatosura, që i rezistoi 3 vite privatizimit të ish kompleksit Partizani, të cilin e konsideronte në shkelje të ligjit. 

“Komanda mbështetëse, me drejtues gjeneral Vladimir Qirjazin, ky personalisht ishte bllokuesi kryesor”, akuzonte 3 ditë më parë Berisha para mediave.

Por si e zgjidhi Berisha një ‘problem’ të tillë? Me dekret të Presidentit Topi nr. 6231, datë 2 shtator 2009, Qirjazi shkarkohet dhe në vend të tij me dekret 6291 datë 7 tetor 2009 emërohet në pozicionin e Komandantit të Komandës Mbështetëse, gjeneral Xhemal Gjunkshi.  

Gjunkshi i gatshëm për t'u bindur urdhrave dhe për të nënshkruar menjëherë dhe pa asnjë kundërshtim merr gjithçka në dorë. Në vetëm 24 orë bën plot 5 veprime.

Vetëm një javë pas emërimit, më datë 15 tetor 2009, ministri i atëhershëm i Mbrojtjes Arben Imami autorizon Xhemal Gjunshin si kompetent për shitjen e pronës.  Pa kaluar 24 orë, Gjukshi kalon të gjitha procedurat që ishin të pamundura të kryheshin prej 3 vitesh nga Qirjazi. 

Më 16 tetor në drejtim të Gjunkshit vjen një memo që i kërkon të bëhet kontabilizimin, menjëherë ai ngre grupin e punës për të bërë kontabilizimin, grupi i punës i pasqyron marrjen në dorëzim të pronës me vlerat kontabël përkatëse, gjithashtu Gjunkshi nuk humbet kohë por njofton Ministrinë e Mbrojtjes për kontabilizimin e pasurisë. Dhe në po të njëjtën ditë vetë Xhemal Gjunkshi bën dorëzimin e pronës te familjet e njohura pronare, ku firmos edhe Jamarbër Malltezi.

Ndërsa shitja zyrtare, në prani të noterit është bërë 5 ditë më pas, më datë 21 tetor. Në dokument firmos në emër të shtetit Xhemal Gjunkshi dhe ndër firmat e pronarëve edhe Jamarbër Malltezi.

Nga ky moment Xhemal Gjunkshi njeh vetëm ngjitje në karrierën e tij. Ai më 8 gusht 2011 merr detyrën e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, ndërsa në vitin 2017 u bë deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

Ndërsa paraardhësi i tij në Komandën e Forcës Mbështetëse, Vladimir Qirjazi, pas shkarkimit u lëviz në një tjetër pozicion derisa sa më vonë u përjashtua totalisht nga forca e armatosura, si një hakmarrje për një shërbim që nuk pranoi ta bënte në shkelje të ligjit.

Në dosjen e SPAK evidentohen dhjetëra veprime prej Qirjazit, komunikime të tij me eprorët, Shefin e Shtabit të Përgjithshëm, ministrat e Mbrojtjes Oketa dhe Imami, deri te Presidenti i Republikës. Gjenerali skrupuloz i shqetësuar nënvizonte se procedura për privatizimin nuk është ligjore dhe se statusi i pronës ishte i paqartë. Ai rezistoi, me gjithë presionet dhe kërcënimet e marra, nuk pranoi kurrë të vinte nënshkrimin e tij në procedurat e gjykuara të paligjshme.

SPAK evidenton në dosje një letër të pa protokolluar, letër ankesë për gjeneral Qirjazin  nga familjet e pronarëve, por disa nga firmosësit e letrës më vonë kanë thënë se nuk e mbajnë mend ta kenë nënshkruar.

Një tjetër letër e konceptuar nga Ilir Kadiu, që rezulton një prej pronarëve dhe që i kishte dhënë Jamarbër Malltezit të drejtën për ta përfaqësuar duke i dhënë 5% të pronës së tij (minuta 23 investigimi), pretendon për shkelje nga Qirjazi dhe vendosin ultimatum prej 10 ditësh për gjeneralin. Letra firmoset nga Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë. 

Marrë shkas nga këto, me firmë të Sali Berishës nxirret urdhri i datës 16 prill 2009 për t’i ushtruar kontroll Qirjazit.

3 javë më vonë, Ilir Kadiu, një prej pronarëve të pronës në konflikt total interesi, së bashku me një inspektor tjetër përpilojnë aktin e inspektimit dhe ngarkojnë me përgjegjësi Vladimir Qirjazin dhe kërkojnë masa disiplinore.

Por Qirjazi reziston, edhe pasi në zyrë e kishte thirrur ministri Gazmend Oketa, i cili i kishte thënë ‘duhet të firmoset, ma kërkojnë edhe mua’

5 veprimet e Xhemal Gjunkshit një javë pas emërimit që i dorëzuan pronën e 'Partizanit' Malltezit

B.K//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • niku: 27/10/2023 13:18

    Gjunkshi arben imami dhe te tjere duhet te meren ne hetim

    Përgjigju
  • Scutari: 27/10/2023 04:24

    Futi një urdhër arresti Gjunk-Shit dhe e sheh pastaj si fillon e kthjellohet aty brenda!!

    Përgjigju
  • Iris: 27/10/2023 01:33

    Keta duhet te dalin para SPAK-ut si grup i strukturuar kriminal,per krim te rende kunder shtetit,pa llogaritur akuzat e tjera qe duhen shtuar-Berisha,Malltezi,Bektashi,Imam-fytyre opinga,aktor i deshtuar e minister katastrofe,Oketa,Begeja,Kadiu,Gjunkshi-maskarai-i maskarenjve,lista nuk ka te sosur!!

    Përgjigju
  • BBC: 26/10/2023 22:07

    Skrapi. Qelbesira Gjunkshi.

    Përgjigju
  • 3D: 26/10/2023 21:18

    Xhemal Xhunkshi nuk është i lidhur vetëm.me këtë aferë duhet hulumtim për korrupcionin që përhapi në ushtëri sidomos me dërgimin e ushtarëve forca paqe në Avganistan e Irak ku për çdo ushtarë flitej se u merrte deviza

    Përgjigju
  • Cubel breca: 26/10/2023 18:02

    Edhe gjunkshi ben te shoqeroj salen se I ka sherbyer me devtshmeri. Sahanlepires e servil.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur