TIRANË- Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit socialist, Rrahman Rraja rezulton të ketë qenë drejtuesi i një prej grupeve që u goditën me urdhër të SPAK, pasi kishin trafikuar 2.4 tonë marjuanë e kokainë drejt vende të Bashkimit Europian. Ky fakt del nga dosja hetimore e SPAK, të cilën e disponon Report Tv, Keti Banushi. Grupi hetimor ka arritur të zbardhë rolet dhe mënyrën se si funksiononin 3 prej grupeve, ku në krye të njërit qëndronte Rexhep Rraja i cili ishte porositësi dhe organizatori i trafikimit të 236 kg bimë narkotike marijuanë në Kapikile të Turqisë më datë 26 janar 2021.

Në dosjen e SPAK janë zbardhur të gjitha bisedat mes anëtarëve të grupit, përplasjet mes tyre pas sekuestrimit të drogës në doganë, deri tek dyshimet për tradhtarë mes radhëve të tyre. Anëtarë të grupit ishin edhe dy pjesëtarë të tjerë të fisit Rraja, Përparim Rraja pronari i gurores në Borizanë për të cilën u dhunuan dy kushërinjtë Maja, si edhe Gazmir Rraja. Ndërkohë, anëtarët e tjerë ishin Bujar Sefa (alias Xaka) Agim Nina (alias Lorenc Selmani) Jani Çavo, Aldo Gjini (alias Iamandi), Sokol Qaja, Marvin Bushati dhe Elton Bogdani, ky i fundit shoferi që ka transportuar lëndën narkotike me kamion.

Agim Nina ishte personi që mbante kontakt të drejtpërdrejt me shoferin e kamionit, i cili vazhdimisht e informon Jani Çavon dhe më pas anëtarë të tjerë të grupit mbi vendndodhjen e shoferi, duke i dërguar me foto komunikimet që ka patur me shoferin në aplikacionin "WhatsApp", i cili e vë në dijeni për vendndodhjen, mjetet që kishte përpara në radhë në pikën kufitare Edirne-Kapikule, skanerin që do i bëhej kamionit dhe më pas për kontrollin fizik të mjetit, fakt për të cilin ndihej i shqetësuar.

Grupi kishte organizuar gjithçka në detaje për të trafikuar lëndën narkotike në Turqi përmes një kamioni, por në pikën e kalimit kufitar diçka nuk shkoi sipas planit. Kamioni me targa shqiptare, brenda së cilit ishte fshehur droga në pjesën e tavanit, kishte kaluar skanerin pa probleme, por Policia e Turqisë e kishte ndaluar kamionin prej mbrëmjes së 26 janarit dhe pritej t’i ushtrohej një kontroll i imtësishëm.

Mëngjesin e datës 27 janar 2021, Gazmir Rraja i shkruan Bujar Sefës se është vënë në dijeni nga drejtuesi i kamionit, se kishte hyrë në ambientet e doganës turke, por sipas tij, mjetin e kanë futur për kontroll fizik, dhe nuk kishte dalë nga ambientet e doganës, ndërsa drejtuesi i mjetit pas atij momenti nuk ka kthyer asnjë lloj përgjigje.

“O vëlla, ajo rruga që patëm nis ka hy mbrëm në dogan nga ora tetë e darkës, na lajmëroi se jam tu hy, ene jan tu më fut në kontroll fizik, tha ai shoferi mo. I ka thën atij pronarit të kompanisë, edhe ma çoi ai lokacionin ene bisedat e të gjitha, domethën ka hy mbrëm në tetë të darkës e nuk ka dale ala. As nuk ka kthe përgjigje asnjë lloj gjëje. Ka çu rob ai sot, e ka ра kamjoni është aty në dogan, mirëpo as në lajme ska dale asnjë gjë, deri nesër tha ju sqaroj”, i shkruan ai.

Gazmir Rraja i shkruan Sefës se me 99% drejtuesi i kamionit është arrestuar, por ende asgjë nuk ka dalë në lajme.

"Nëntëdhjet e nëntë përqind ne menojm se ka ra, a e kupto, se dersa ka hy mbrëm në tet të darkës e ska dal ala prej kontrollit, do të thotë se e kan kap. Mendoj se ka ra, po nesër mo sqarohet sa të dal nëpër media nëpër gjona, të tregojnë edhe lajmet, të gjitha mo, ta shohim se sdim gjë as ne për zotin ala", vijon ai.

Një ditë më pas, më 38 janar 2021, Gazmir Rraja i shkruan Sefës se kamioni ishte kapur pasi shoferi kishte marrë në telefon nusen e vet dhe e kishte njoftuar në lidhje me ndalimin e tij.

Gazmir Rraja: Kishte mor shoferi nusen e vet ne tel I kishte thon me kan kap. Te shofim sa ta japin dhe lajmet atje.

Bujar Sefa: gjynah per shoferin vlla

Gazmir Rraja: Se nuk e kan qit hala dhe

Bujar Sefa: ku dro skeni pas fut shum

Gazmir Rraja: Po pra po gjynaf i shkreti Te gjith nga pak Kina pas

Pasi ngarkesa prej 236 kg kanabis u bllokua na doganën e Turqisë për kontroll fizik, grupi i Rexhep Rrajës ngre dyshime për një tradhti të mundshme nga ana e shoferit, Elton Bogdani. Rexhep Rraja ka dyshime se informacione për ngarkesën mund të kenë dhënë dhe personat e tjerë që kanë pasur pjesë në drogën e nisur dejt Turqisë.

Lajmi në përditësim....

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:16
Droga e sekuestruar në Turqi, ‘pronarët’ kërkojnë dëshmpërblimet! Bisedat me Rexhep Rrajën: O të verifikojë që e ka kap policia ‘barin’, ose të japë lekët

Report Tv ka siguruar dosjen hetimore në ngarkim të Rexhep Rrajës dhe pjesëtarëve të grupit të tij, një prej bandave më me ndikim në zonën e Fushë-Krujës të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës.

Pas kapjes së ngarkesës me 236 kg kanabis në Turqi, të gjithë dyshuan për tradhëti brenda radhëve. Ne mediat turke nuk është pasqyruar menjëherë kapja e ngarkesës ndërsa personat që kishin pjesë në ngarkesë, fillojnë të kërkojnë dëmshpërblimet, në rast se ka ndonjë skenar tjetër, përveç sekuestrimit nga policia. Deri në verifikim të pistës së fundit, përgjegës për ngarkesën ishte Jani Çavo, i cili duhet të dëmshpërblejë të tjerë me çimin e shitjes së kanabisit. Më poshtë janë pasqyruar komunimimet mes Rexhep Rrajës dhe Aldo Gjinit ose ndryshe “bjondi”, i cili thotë se i ka lënë kohë Çavos 1 ditë për të bërë gati lekët.

Rexhep Rraja: He vlla ca thot

Aldo Gjini: aty po shkoj vlla 2 min

Aldo Gjini: lekt e rruges thu

Aldo Gjini: apo te domit

Aldo Gjini: qe do paguj

Aldo Gjini: se po serdhen letrat

Aldo Gjini: ka me pagu me 5

Aldo Gjini: vlla

Aldo Gjini: ska llafe

Aldo Gjini: dhe se pres hic

Aldo Gjini: sikur nuk priti ai per lekt e rruges

Aldo Gjini: po pra

Aldo Gjini: ta tak tashi e ti ndaj mhb

Aldo Gjini: vlla un neser mjes tbi lekt e mallit ton sido si tjet mhb

Aldo Gjini: po m vlla kollaj ajo pun

Aldo Gjini: Audiofile: "O vlla sa u nda me kët, i thash t'më bëj gati t'më bjeri lekët e rrugës mbrapa ke lagjia. Lash  koh deri nesër o të na japi gjonat e sakta o të paguj mallin me çmim atje edhe ky vet tha, i tha vet mo me një fjal pa ja thën un fare, që deri nesër më duhet koh. Nesër tha rrini qet komplet se ju skeni humb asnji gjo tha po si pruna letrat po sdoli gjë në televizor"

Rexhep Rraja: Ok vlla

Aldo Gjini: Audiofile: "O lal se se hypa në makin time un kët se më kishte len takimet këtu mes venit ky ee. 1 thash tvije me makin t'vet deri atje, atje I fikim kamerat vet ne, bëjm ça të dujm vet. Pastaj sjam tu e lën me hik un o vlla"

Rexhep Rraja: Po he mor vlla se aty e ke ate Nuk iken ai

Rexhep Rraja: Po tflasim taman me te

Rexhep Rraja: Ca vendi jeni

Aldo Gjini: Audiofile: "O vlla ka ardh para ai, un jam nga mbrapa, un jam këtu te pałlati me shigjeta tu ardh për te Elda"

Ora 11:32
Kapja e ngarkesës në Turqi, kush spiunoi për drogën e Rrajave? Rexhepi nervoz me grupin: Keni fut mallin e robve të tjerë dhe keni bo gabim

Pasi ngarkesa prej 236 kg kanabis u bllokua na doganën e Turqisë për kontroll fizik, grupi i Rexhep Rrajës ngre dyshime për një tradhti të mundshme nga ana e shoferit, Elton Bogdani. Agim Nina, personi i cili ka mbajtur kontaktet e drejtpërdrejta me shoferin, thotë se është e pamundur që tradhtia të ketë ardhur prej tij duke thënë se me vete ai ka pasur vetëm një telefon “samsung” të lodhur.

Gjatë një bisede të Jani Çavos me Rexhep Rrajën, ka dyshime se ndonjë nga personat e tjerë që kanë futur gjithashtu drogë në kamion mund të ketë dhënë informacione. Rexhep Rraja thirr Aldo Gjinin, referuar si “bjondi” dhe Jani Çavon për tu sqaruar në Fushë Krujë.

Agim Nina: Se mor vesh

Agim Nina: Ska bo vaki nai her

Agim Nina: Kjo

Agim Nina: Se di

Jani Çavo: Mos na ka ba noi numer me vlla

Agim Nina: Ka qen ne linj ne 7:35

Agim Nina: Ca numri o bur

Agim Nina: Ai esht i vobekt fare

Jani Çavo i dërgon Agim Ninës bisedat e shkëmbyera me Rexhet Rrajën me pseudonimin “New Sky”, i cili i thotë se i kishte paralajmëruar që në ngarkesë të mos përfshiheshin persona të tjerë.

Jani Çavo: Chats Attachment:Chats Attachment:

from":"XR1 "New Sky":"O shok"

"from":"XR1 New Sky": Te kujtohet foto qe tcova qe te thash ka fut dikush tjeter mall","

from":"Rois":"Po

rom";"XR1 "New Sky",":"Jan me shum se 2 persona"

from":"XR1 "New Sky"""Thuj atij plakuť"

from":"XRI "New Sky"","Lere at mhb"

from":"XR1 "New Sky";"E ke fut mallin ke bo gabim"

from":"XR1 "New Sky""Mos i shkruj robve pse ke shpernda foton"

from":"XR1 "New Sky""":"Mos e bej balt me shum mhb"

from":"XR1 "Neë Sky"":"Kamioni akoma sesht hap"

from":"XR1 "New Sky":"Kamioni po mbahet se ka info"

from":"Rois",":"Po shoferi ?"

from":"XR1 "New Sky";"Se di per shoferin"

from":"XR1 "New Sky":"Kamioni esht ndalu se ka informacion"

from":"XR1 "New Sky"""Ndaj te thash shiko mos e ngatrroni punen me fut lloj lloj njerzish

Agim Nina: Ore ku e pa ai qe sesht hap kamioni

Agim Nina: Ka dal me njoll

Agim Nina: Ej po fol me nji super shtet

Agim Nina: Ku ka shonce lloji i maubetit qe po perhapet ne xhiro

Jani Çavo: Chats Attachment:

from";"XR1 "New Sky":"kamioni o vlla esht rrapertu keshtu i tha tani ekan mar ne tele ikan tha aji kamion me kta targa ka mrena mall"

from":"XR1 "New Sky":"ata ekan fut ne skaner nuk kan pa gja dhe tani po e majn aty"

from";"XR1 "New Sky":"Kto jan msg nga turqia vlla"

from":"XR1 "New Sky":"Merre bjondin hajdem fushkruj"

from":"Lagje":"se ne jemi me drejt"

from":"Lagje":"tashi mhb esht me pa kush e ka bo"

from":"Lagje":"vlla faktet jan"

Jani Çavo: Po te pres

Agim Nina: Po pate munci a mund ti thush kti me qe paska kaq forc e informacion pse se qet tralin jasht

Jani Çavo: Jam me kte shokun tim

Jani Çavo: Mos vono me

Jani Çavo: Se ky mhb u qel

Ora 11:28
‘Llafe kot s’du unë, s’e ke bo bastin kështu’, Rexhep Rraja përplasje me anëtarin e grupit për trafikun e kanabisit: Më the me kamion serb, kamioni alla shqiptarçe

Në bisedat e zbardhura nga SkyECC mes anëtarëve të grupit me Rexheo Rrajën, njëri prej tyre për t’i vërtetuar se droga ishte ngarkuar në kamion i tregonte me foto kutitë e tij brenda në mjet. Por, Rexhep Rraja i thotë se nuk dëshironte fjalë koti, por i kërkon që ti japë detaje nëse në brendësi të kamionit kishte futur ndonjë sasi me lëndë narkotike, ndërsa ky i fundit ja pohon këtë gjë duke i dërguar me foto edhe materialin që është përdor për ambalazhimin e lëndës narkotike.

Pjesë nga biseda

Anëtari i paidentifikuar: Un me ta vertetu ty qe ty te mbushet menja te tregoj kutit e mija ma shume nuk te jap detaj

Rexhep Rraja: Jo jo, llafe kot s’du un. O plak Mthe per mbrem ose sot. Mjep detaje. Ti ke gjona mren edhe duhet tkesh detaje po pate gjona. Jo plak ke humb bastin, se ke bo bastin kështu. Pse jan vecant tujat, si jan vecant

Anëtari i paidentifikuar: A i ke dorzu ti

Rexhep Rraja: Un sa isha ke kamioni, tu e pa. Ti mthe kamion serb kamioni alla shqiptarçe. Po a ke fut mall o plak Mthuj detajet, se i din, t’kam bo be si them kujt

Ora 09:51
DOSJA/ ‘XRI’, ‘Bjondi’, ‘Venecia’ e ‘Hermano’, zbardhen pseudonimet që përdornin anëtarët e grupit të Rexhep Rrajës

1765469228_1668522528RexhepRraja.jpg

Rexhep Rraja

Report Tv ka siguruar dosjen e SPAK, që goditi 3 grupe kriminale të trafikut të drogës, mes tyre edhe të fisit Rraja, që drejtohej nga Rexhep Rraja. Ky i fundit në bisedat me anëtarët e grupit njihej me dy pseudonime "XRI", "New Sky". Bujar Sefaj njihej si “Venecia”, Përparim Rraja si “Caca”, Sokol Qaja njihej si “Hermano” etj.

Pseudonimet e anëtarëve të grupit të Rexhep Rrajës
Rexhep Rraja- "XRI", "New Sky"
Bujar Sefa (alias Xaka)- "venecia",
Agim Nina (alias Lorenc Selmani) -CSS
Jani Çavo "Rois"
Përparim Rraja "CACACA"
Gazmir Rraja- "Miri", "Mir111", "ÇOKU"
Aldo Gjini (alias Iamandi)-"Bjondi", "Lagje", "Bjondi ALBE"
Sokol Qaja -"HERMANO", "KRUSHK HERMANO"
Marvin Bushati - Xhimi, Xxxx, Marvini, Xhimi.maryi, Marv, Marv Scoter

Ndërkohë, dy anëtarë të grupit me pseudonimet "istanbul new" apo "vikings" ende nuk janë identifikuar nga SPAK.