Drafti i PS për zgjedhoren, opozita: Plan antidemokratik! Propozimi i heq të drejtën e votës miliona qytetarëve
Lulzim Basha dhe deputeti i PD Ervin Salinaji
Opozita ka reaguar lidhur me propozimet e PS për reformën zgjedhore, të cilët depozituan të vetëm në Kuvend propozimet për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
Kreu i Demokratëve Euroatlantik, Lulzim Basha, në një postim në Facebook, e ka cilësuar si plan antidemokratik sabotimin e listave të hapura dhe votës së diasporës.
Ai tha se nuk mund të mbahet pengë vullneti i shumicës me frikën e rënies nga pushteti.
“Sabotimi i listave të hapura dhe i votës së diasporës është kurorëzimi i një plani anti-demokratik kundër interesave të qytetarëve shqiptarë. Dështimi i Reformës Zgjedhore, kishte pikerisht këtë qëllim, që shqiptarët të mos zgjidhnin me votën e tyre deputetët në parlament dhe që të pamundësohet vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit. Shqiptarët do të kenë mundësi tashmë të shohin në Kuvendin e Shqipërisë se kush është për lista te hapura dhe kush jo, kush është pjesë e pazarit me Edi Ramën ne kurriz të shqiptarëve dhe kush mbron interesin e tyre. Frika nga vota e lirë, firka nga humbja e pushtetit, frika nga fundi i pandëshkueshmërisë, nuk mund të mbajne peng vullnetin e shumicës së qytetarëve shqiptarë që kërkojnë ndryshim të vërtetë”, shkruan ai.
Ndërkohë, lidhur me draftin e PS të depozituar në Kuvend për Kodin Zgjedhor dhe ndryshimet e propozuara, ka reaguar edhe deputeti i PD Ervin Salianji.
Ai shprehet se ky propozim i heq të drejtën e votës miliona qytetarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë.
“Propozimi i Partisë Socialiste depozituar në Kuvend i heq të drejtën e votës miliona qytetarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë, mbyll listat dhe ndalon koalicionet!”, shkruan Salianji.
S.B/SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Siguria në plazhe këtë verë në krahasim me vitin e kaluar është?
-
Më e mirë
28.1%
-
Njësoj
41.6%
-
Më e keqe
30.3%
Vota total: 1655
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SPAK heton '21 Janarin', Gazetari Mahmutaj për Report Tv: Basha të pendohet e të rrëfejë urdhrat e Berishës! Me Gërdecin luhet ping pong, merret Mediu në hetim e jo Xeni i Saliut
8 Korrik, 14:31
-
'21 janari', Dumani: Do ta hetojmë, zbatojmë vendimin e Gjykatës së Lartë! Afera 'Partizani'? Kreu i SPAK: Berisha nën hetim pasuror (E PLOTË)
8 Korrik, 11:41
-
Himara voton në 4 gusht/ PS zyrtarizon kandidaturën, Vangjel Tavo në garë për kryetar bashkie! PD ende pa emër
8 Korrik, 07:14
-
Mero Baze: Një kullë dhe tre 'non grata'
7 Korrik, 22:49
-
Zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë/ Rama mbledh nesër kryesinë e PS-së, fokusi tek emri i kandidatit dhe Kongresi i 20 korrikut
7 Korrik, 21:17
-
Evi Kokalari sfidon Argita Malltezin: Do garoj me të për kryetare të PD! Si thua, Sali Berisha?
7 Korrik, 09:37
-
Mero Baze: Stresi i panevojshëm i Gazment Bardhit
6 Korrik, 22:02
-
Belerit iu hoq mandati, PD: Begaj shpalli zgjedhjet në Himarë në shkelje të Kushtetutës, proces politik me urdhër të Ramës
6 Korrik, 14:40
-
Mero Baze: Pse PD është shqetësuar nga zgjedhjet e reja të 4 gushtit
5 Korrik, 21:03
-
Alban Daci: Zgjedhjet e Himarës provë për Opozitën!
5 Korrik, 19:14
-
FOTO/ 1 vit pa punë, ndryshimi drastik i Belind Këlliçit që po bie në sy
5 Korrik, 12:36
-
Basha mbledh Këshillin Kombëtar të demokratëve europianë, miratojnë Rezolutën: Hyjmë në zgjedhje me çdo kusht, rekurs për vulën
4 Korrik, 19:47