Pas shumë reagimeve në rrjete sociale më në fund dyshja aq e përfolur Donald-Beatrix pranojnë hapur se kanë pëlqim ndaj njëri-tjetrin. Edhe pse për publikun ishte shumë e qartë nga momentet intime që dy protagonistët nuk ishin rezervuar edhe aq t'i fshihnin, sërish aprovimi nga banorët e shtëpisë më të ndjekur në vend është përfolur shumë.
Në puntatën e sotme, Donaldi dhe Beatrix u shprehën se ndihen mirë me njëri-tjetrin. “Unë e di shumë mirë çfarë dua dhe ajo që dua është kjo,” tha ai. “Rreth tij më merret fryma” dhe “ai e ka timonin në dorë. Nëse ai më thotë hajde hidhemi, unë do hidhem bashkë me të” ishin disa prej deklaratave të Beatrix gjatë javës.
Por ajo që ka marrë,më shumë vëmendje është një koment në rrjetin social Instagram nga Beatrix në foton e Bora Zemanit në momentet ku shkëmbeu puthjen virale me Donald Veshaj.
'Më kujtuat sesa bukur është të dashurosh, me zemër në dorë dje i çmënda komshinjtë! Love you zemer', shkruajti Beatrix në postimin e Bora Zemanit.
Duke marrë parasysh këtë deklaratë publiku ka dyshuar se ky afrimitet i dy banorëve është pjesë e lojës. Megjithatë, në videon përmbledhëse me momentet e tyre, Beatrix u shpreh se ndihet në siklet sepse ka qenë një ndër ata që janë emocionuar nga historia e Borës dhe Donaldit. Sidoqoftë, duket se të dy i kanë dhënë një mundësi njëri-tjetrit dhe zhvillimet për 'trekëndëshin' që shihet me lupë nga publiku do të shihen me kalimin e puntatave.