Sulmuesi i Liverpool, Luis Diaz është duke kaluar orë tmerri. Liverpool konfirmoi se prindërit e kolumbianit ishin rrëmbyer në vendlindje, teksa për shpëtimin e tyre janë përfshirë organet e rendit.
Minutat e fundit mësohet se nëna e Diaz është shpëtuar dhe është shëndoshë e mirë, ndërsa i ati vijon të jetë ende në duart e keqbërësve.
Diaz u la jashtë skuadrës së Liverpool-it për ndeshjen kundër Nottingham Forest të dielën. “Na duhej të bënim një ndryshim për shkak të situatës private që përfshin Luis Diaz”, tha Jurgen Klopp përpara ndeshjes në Anfield. “Është një situatë shqetësuese për të gjithë ne dhe ishte një natë mjaft e vështirë. Nuk e kam pasur kurrë atë më parë, është një përvojë e re që nuk më duhej kurrë”, tha trajneri.
Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro tha: "Në një operacion në Barrancas, nëna e Luis Diaz është shpëtuar, ne vazhdojmë kërkimin për të atin". Ndërkohë Federata e futbollit kolumbian tha në një deklaratë se rrëmbimi ishte për të ardhur keq dhe u kërkoi autoriteteve të lëvizin shpejt për të shpëtuar babanë e Diaz.
“Federata Kolumbiane e Futbollit refuzon situatën e sigurisë që po kalojnë prindërit e lojtarit tonë Luis Díaz”, thuhet në deklaratë. “Nga FCF shprehim solidaritetin tonë me të dhe gjithë familjen e tij dhe u bëjmë thirrje autoriteteve përkatëse që të veprojnë sa më shpejt që të jetë e mundur për të zgjidhur situatën”.
Liverpool nënshkroi me Diaz nga Porto në janar 2022 në një marrëveshje prej 60 milionë eurosh. Anësori 26-vjeçar ka bërë 11 paraqitje këtë sezon dhe ka shënuar tre gola për të kuqtë.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.5%
-
Të gabuar
68%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3116
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kolumbi/ Vjosa Osmani pritet me nderime të larta ushtarake në Pallatin Presidencial nga homologu Gustav Petro
27 Nëntor, 10:07
-
Armando Broja flet pas rikthimit në fushë: Dua ekipin e parë sa më shpejt, fanella e Everton më dha emocion
26 Nëntor, 14:55
-
Rikthehet Broja, sulmuesi gjen minutat e para për këtë sezon me Everton U-21
26 Nëntor, 07:28
-
Halaand humb shënjestrën, 2 gola në 7 ndeshje! Vuan nga ‘mallkimi’ i Artetës
25 Nëntor, 12:45
-
GOLAT/ 'Faraoni' Salah nderon Liverpoolin, nis shkëputja në krye të Premier League! Ipsuich ndal 1-1 Man. United në debutimin e Amorim
24 Nëntor, 17:31
-
GOLAT/ Man. City dhe Guardiola pesë humbje radhazi, pësojnë 'poker' nga Spurs! Chelsea dhe Arsenal marrin tri pikë dhe kërcënojnë kreun e Premier League
23 Nëntor, 16:42
-
Armando Broja lë pas dëmtimin, Everton 'i ndryshon' skuadër
22 Nëntor, 10:20
-
Ish-mesfushori i Interit, Guarin flet për luftën me alkoolin: Piva 70 birra në një natë, kam tentuar vetëvrasjen
21 Nëntor, 15:21
-
Pep Guardiola rinovon me Manchester Cityn
21 Nëntor, 14:44
-
Pep Guardiola pritet të qëndrojë te Manchester City deri në vitin 2026
18 Nëntor, 14:27
-
Grupi i kokainës/ Ferdinand Dervishi në Report TV: Brazili furnizuesi më i madh i Europës, shqiptarët s’duan të jenë më çirakë të të tjerëve, por të rrisin fitimet e tyre
17 Nëntor, 19:12
-
VIDEO/ Skandal në Premier League, arbitri filmohet duke thithur pluhur të bardhë gjatë Euro 2024! Dyshohet kokainë
14 Nëntor, 11:09