Drejt Lojërave Olimpike në Tokio, Luiza Gega për Report Tv: Ëndrrat janë gjithmonë aty por finalja do të ishte super sukses! Jam në formë të shkëlqyer

Nga Stambolli, ku është tranzit për udhëtimin drejt Tokios për në Lojërat Olimpike 2020, atletja Luiza Gega foli për Report Tv për emocionet e ditëve të fundit para nisjes zyrtare të kompeticionit.  Gega shprehet se është në situatë të shkëlqyer fizike dhe se objektivi është arritja e finales, edhe pse nuk përjashton edhe ëndrrat që në sport janë gjithnjë aty, të arrish majat.

"Në fazën para finale e kam kryer në Korçë, stërvitja ka vajtur shumë mirë. Mezi pres datën 1 gusht të garoj. Synimi është futja në finalen e madhe të lojërave olimpike, gjë që do të ishte hera e parë për një arritje kaq të madhe të Shqipërisë.  Kjo është olimpiada ime e dytë, në të parën pata një zhgënjim pasi shkova e dëmtuar. Sot jam ndryshe, gëzoj një gjendje shumë të mirë fizike", tha Luiza Gega.

Sipas saj konkurrenca është e madhe por arritja në top dhjetëshen e olimpiadës do të ishte një super sukses.

"Unë në fakt kur shpreh objektivat, shpreh diçka të realizueshme. Pastaj sigurisht që ëndrra është e madhe edhe pse një medalje në atletikë do të ishte shumë e vështirë pasi ka një konkurrencë të madhe. Finalen unë e dua si fillim por po të jem në top dhjetëshen e olimpiadës do të ishte një super sukses", tha ndër të tjera atletja më e madhe shqiptare.

K.T./KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me propozimin për dozë të tretë vaksine për personat mbi 60 vjeç?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Sot ‘dita pa makina’, rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve nga ora 8 e mëngjesit deri në 2 të pasdites