Rama: Shqipëria e vitit 2030 do rifitojë kohën e humbur! Porti i Durrësi më i madhi në mesdhe! Dmosdoshmëri të mbarojmë punë me armikun e padukshëm

 

Kryeministri Edi Rama teksa po zhvillon takime me qytetarët në Durrës ka deklaruar se thelbi i mandatit të tretë është për të mbyllur punët e nisura. Rama ësthë ndalur fillimisht tek inevstimi nga Emiratet e Bashkuara për transformimin e Portit të Durrësit të cilin e cilëson një epoke të re për Shqipërinë.

I bindur se më të mirë se PS nuk ka ai tha se Shqipëria e vitit 2030 të jetë një Shqipëri tjetër që e ka rifituar kohën e humbur në mandatin e 3. Sakaq e ka quajtur domosdoshmëri luftën me COVID.

“Kemi lëvizur në disa pika për të parë nga afër disa zhvillime të rëndësishme ndërkohë që sot dua t’ju flas juve dhe përmes jush të gjithë atyre që janë pjesë e kësaj bashkësie në këtë bashki kaq të rënëdsishme të vendit për çfarë ne duhet, duam dhe do të bëjmë për Durrësin.

Investimi që presim të nisim në zemrën e Durrësit, është nga ata që ndryshojnë faqen e një vendi. Është investim që për shkak të volumit dhe të emrit të kompanisë, do të sjellë një zinxhir interesimesh të atij niveli për durrësit e gjithë Shqipërinë. Nuk mjafton të kesh një vend të bukur e të pasur në burime natyrore, një vend që ka traditë mikpritje siç e kemi ne për të mundur të sjellësh ata që ndryshojnë historinë e vendeve prej investimeve që bëjnë.

Mund të vuash siç kemi vuajtur ne nga paragjykimet e gjykimet e krijuara nga lajmet e këqija që janë përhapur për vite të tëra për vendin tonë, si rezultat i mosnjohjes dhe kontakteve që kanë pasur investitorët dhe kanë dalë të zhgënjyer. Ky investim që nis mes portit dhe pjesës ku fillon plazhi është faktikisht fillimi i një epoke të re, por dhe Shqipërinë. Është gur themeli i një tjetër stadi të zhvillimit të turizmit në Shqipëri. Porti i Durrësit është problem për qytetin Investitorët thonë do të jetë porti më i madh i Mesdheut, unë them një nga më të mëdhenjtë. Do të bëhet nga investitorë që kanë bërë nga investimet më fantastike të kësaj bote. Si porti i Dubait. Kjo është e ardhmja.

Thelbi i mandatit të tretë është që të kryejmë punët e nisura. Të mos mbyllim përsëri derën që mezi kemi hapur për investimet që janënë rrugën e çeljes së tyre si embrione që do të bëjnë të mundur që Shqipëria e vitit 2030 të jetë një shqipëri tjetër që e ka rifituar kohën e humbur për kaq e kaq vite përpara se ne të merrnim detyrën.

Mandati i 3 vjen pas një mandati të thyer në mes, më i jashtëzakonshmi në hitorinë e re të Shqipërisë dhe do të mbetet i jashtëzakonshëm për shumë vite të tjera. Uroj të mos ketë mandate të tjera të goditura në mes. Kemi domosdoshmëri të mbarojmë punë me armikun e padukshëm”.

 


Lajmi kryesor:

Rama në Durrës: Rindërtimi dhe pandemia s'mund të lihen në duart e të paaftëve! Po shihet mundësia për të vaksinuar personelin hotelier që të lehtësojmë turizmin


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet