'Drejtësi për Enion! Na siguroni jetën!', burra gra e fëmijë bllokojnë rrugën e Pajovës: Të vendoset sinjalistikë për kufizimin e shpejtësisë

Një javë nga ngjarja e rëndë ku një fëmijë vetëm 8 vjeç humbi jetën pas përplasjes së dy mjeteve në aksin Elbasan-Peqin familjarë dhe banorë të zonës u ngritën sot në protestë. Pranë vendit ku humbi jetën Enio, babai i viktimës Flamur Tabaku me zërin që i dridhet kërkon drejtësi për jetën e humbur të të birit.

Në mënyrë simbolike banorët e Pajovës bllokuan rrugën dhe kërkuan vendosjen  e sinjalistikës që do të kufizonte shpejtësinë dhe do të kthente tek ta qetësinë.Thonë se kanë qënë dëshmitar i dhjetëra aksidenteve me viktima dhe asnjë mase të marrë.

Edhe pse në orar shkolle, disa fëmijë iu bashkuan protestës. Thonë se ndjehen të frikësuar të dalin nga shkolla.

Ndonëse një zonë e banuar, ku ushtrojnë aktivitetin disa biznese , madje gjendet dhe shkolla ,drejtuesit e mjeteve abuzojnë me shpejtësinë.Ky i moshuar kërkon sanksione më të rënda për shoferët që nuk respektojnë ligjin.

8-vjeçari po qëndronte në anë të rrugës në trotuar, kur një automjet tip “Volkswagen” u përplas me një automjet tip “Audi” dhe si pasojë e përplasjes së fortë, një prej makinave përfundiu jashtë rruge, duke përlasur vogëlushin.

lajm ne perditesim...

 

Kerkesa e bashkise Peqin per vendosjen e sinjalistikes

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • mark: 08/11/2024 18:20

    vendosni semafore,,dhe nga ato si pengesa me derrasa qe te ulin shpejtesine....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    6 Nëntor, 09:49

    Fiton Trump, mendoni se do ndryshojë politika amerikane ndaj Shqipërisë?



×

Lajmi i fundit

Kur hiqja rrobat më SHKULEJ mishi nga trupi! DËSHMIA RRËNQETHËSE: Ja si më torturonte policia serbe

Kur hiqja rrobat më SHKULEJ mishi nga trupi! DËSHMIA RRËNQETHËSE: Ja si më torturonte policia serbe