Në kuadër të aksionit për parandalimin e aksidenteve rrugorë dhe verifikimin e kundërvatjeve, policia ka evidentuar dhe arrestuar këtë herë 3 persona dhe një tjetër është proceduar penalisht në gjendje të lirë në Elbasan
Sipas policisë mësohet se janë arrestuar shtetasit me inicialet E.T., 26 vjeç, Xh.S., 35 vjeç, dhe B.H., 24 vjeç, të tre këta banues në Elbasan.
Mësohet se arrestimi i tyre është bërë pasi gjatë operacionit të policisë janë kapur në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, si dhe një 48 vjeçar me inicialet H.S është proceduar penalisht , për veprën penale drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt.
Njoftimi i plotë i policisë Elbasan:
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë 3 drejtues mjetesh si dhe proceduan penalisht në gjëndje të lirë një tjetër, për veprën penale "Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt", parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal, dhe konkretisht:
E.T., 26 vjeç, banues në fshatin Shushicë, Elbasan. Arrestimi i tij u bë pasi në aksin rrugor ElbasanShushicë, u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke drejtuar pa Leje Drejtimi motoçikletën.
Xh.S., 35 vjeç, banues në fshatin Bradashesh, Elbasan. Arrestimi i tij u bë pasi në fshatin Bradashesh, u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
B.H., 24 vjeç, banues në lagjen "Çlirimi", Elbasan. Arrestimi i tij u bë pasi në lagjen Çlirimi, u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
Si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi H.S., 48 vjeç, banues në fshatin Shushicë, Elbasan, për veprën penale të parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.