Drejtori i Policisë Ardi Veliu uron policët: Ndershmëri dhe profesionalizëm në luftën kundër krimit

Drejtori i Policisë Ardi Veliu uron policët: Ndershmëri dhe profesionalizëm në luftën kundër krimit

Ardi Veliu, drejtor i Policisë së Shtetit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu iu ka dërguar një mesazh të gjithë punonjësve të Policisë. Në mesazhin që Veliu iu ka dërguar policëve, drejtuesi i parë uron për më shumë ndershmëri, e profesionalizëm në luftën kundër krimit të organizuar. “Kaluam një vit pune, përkushtim, lodhje, arritje por edhe dështime. Viti i Ri pas pak orësh mbërrin dhe do nisë rrugëtim dhe për secilin prej nesh ka një mesazh shumë të fortë: Me ndershmëri e profesionalizëm, bashkarisht si familja më e madhe që jemi të bëjmë më të mirën për sigurinë e komunitetit dhe luftën kundër krimit. Ju uroj Gëzuar Vitin e Ri 2019. Mbarësi, shëndet, fat, suksese e lumturi në familjet tuaja. Gëzuar! Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ardi Veliu ,”-thuhet në mesazhin e Veliut drejtuar policëve.


Lajmi kryesor:

Ndërrohen vitet/ 2019-ta vjen në Shqipëri, spektakël fishekzjarresh në Sheshin Skënderbej (VIDEO-FOTO)


  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?