Dritan Hila: Doktori që nuk harron vesin

Dritan Hila: Doktori që nuk harron vesin

Sali Berisha

Berisha nuk lë rast dhe ditë pa iu kujtuar shqiptarëve se është i njëjti ujk i para 30 viteve që lëkurën edhe e ndërron, por vesin nuk e harron.

Një ditë më parë sulmoi Linda Ramën, për faktin që ajo është eksperte e certifikuar e ndërkombëtarëve për të bërë ekspertizën e ekonomisë shqiptare.

Linda Rama as u hyn në hise shqiptarëve, as merr para nga buxheti i shtetit, të vetmen leje ndërtimi për një godinë në pronën e saj që mori këtu e pesëmbëdhjet vite më parë, ia përfolën Berisha dhe skota e tij me vite të tëra ndërkohë që po ndërtonin për vete një lagje të tërë në pronën e shtetit dhe natyrisht nuk ka fondacione.

Mirëpo kënaqësia e Berishës është t’i shikojë shqiptarët që i ka kundër të ngordhin për bukë. Kur nuk i pushon dot vetë nga puna, lëshon zagarët e sulmit.

Ndërkohë në SHBA dhe Selanik elementë të tij tentojnë të prishin takimet e Ramës, siç dikur në vitet ‘91- ‘97 mitingashët e tij prishnin takimet e PS-së.

Ishin vitet kur kishte hedhur në rrugë dhe pushuar nga puna me të famshmin nen 24/1 të gjithë kundërshtarët. Janë ata që morën rrugët e botës dhe sot mbushin sallat e Ramës.

Me siguri kanë për t’u kujtuar kur të vijë dita e votimit. Bën mirë që ua kujton doktori se nuk ka harruar asnjë ves.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fatmut Gazi Çafai: 05/11/2024 19:27

    O Dritan Hila po a e njef ti Sali Bajgėn ? Ai ka qen komonist, servil, hajdut, vrasēs, gēnjeshtar. Çfar mund tē presēsh nga njē njeri i kēti karakteri. Prandaj mos u mer me ktē lloi jashqitje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Gjermania dhe Europa e kanë balancuar qëndrimin ndaj Trump dhe i kanë paraprirë një fitore të tij

Spahiu: Gjermania dhe Europa e kanë balancuar qëndrimin ndaj Trump dhe i kanë paraprirë një fitore të tij