Droga shitet si ‘rigon’ te të rinjtë, ekspertët analizojnë fenomenin, Rexhepi: S’ka disiplinë! Tushe: Është problem psikologjik! Mësuesja: Neglizhencë komuniteti

TIRANË- Përdorimi i drogës është kthyer në tendencë mode, po kush janë përgjegjësit? Kjo ka qenë tematika e diskutimit të ekspertit të kriminalistikës, sociologëve dhe mësueses në Report Tv me gazetarin Nertil Agalliu.

Në fokus të bisedës ishin të rinjtë, të cilët fatkeqësisht janë shtuar në shifra të frikshme në përdorimin e lëndëve narkotike. Në analizë të këtij fenomeni shqetësues, ekspertët e secilës fushë, e trajtuan si një problematikë e cila do vazhdojë të rritet, për shumë arsye.

Për Irma Markun, mësuesen e shkollës së mesme ‘Ismail Qemali’ një lloj zgjidhjeje e butë është komuniteti. Sa më shumë kohë kalon, komuniteti bëhet gjithnjë më indiferent, gjithnjë edhe me individual mes veti që në thelb, nxit shpërfillje çka pason edhe këto shifra.

“Ne jemi në një situatë socioekonomike të jashtëzakonshme. Këta fëmijë vijnë nga problematika formimi, prurjeve monetare në familje dhe situata të tjera që derivojnë prej tyre. Është një formë revolte. Komuniteti është bërë indiferent i shohin dhe thotë ç’më duhet mua se s’është fëmija im.”- tha mësuesja.

Ndërsa për sociologun, Gëzim Tushi ky fenomen është ulëritës dhe shqetësues, madje e krahason me tumor në zgjerim. Ai shprehet se ‘lufta’ e madhe është me vetë adoleshentët. Duhet punuar ngushtësisht me familjet, shkollat, institucionet e sigurisë sepse të rinjtë kanë sensin e ‘nihilizmit’, ose e thënë ndryshe pesimizmin për të gjetur sensin e jetës dhe gjejnë mbështetje tek droga.

“Frakturimi kësaj teme duhet të jetë i mirë renditur. Aspekti policor, është komponenti tjetër. Përhapja e drogës është tumor social në zgjerim. Sot këto ditë kam dëgjuar se flitet për 30 mijë përdorues. Ka disa institucione të sigurisë që të zbutej fenomeni. Një është familja. Shenjat që përdoren drogë janë shumë evidente. Shkolla është e dyta më e rëndësishme. S’mund ta bëjmë kokë turku. Do shtohen njerëzit e padobishëm dhe kostoja e tyre do jetë e madhe. Prindër që reagojnë në mënyrë të gabuar që i mbrojnë edhe kur i shohin gabim. Unë jam i shqetësuar, nëse orientimi i tyre nuk do të jetë i dobishëm.. do të kemi probleme shumë të mëdha. Në këto momente kemi nevojë që tek adoleshentët të krijojmë koncepte të reja për jetën. Se u duket jeta kot dhe e bëjnë për të bërë pak qejf.”- thotë Tushe.

Ndërsa eksperti i kriminalistikës, Artan Rexhepi e sheh më shumë si problem praktik. Sipas tij është mungesa e disiplinës ajo që nxit të rinjtë të bien pre e varësive të drogës.

“Duhet të ndërhyjë shteti. Tjetri ta shet drogën në shkollë. I pinin cigaret mbrapa murit të shkollës. Duhet disiplinë. Ka detyrim shteti mos ta lëri drogën si rigon more.”- tha Rexhepi.

Ky opinion i tij u kundërshtua nga mësuesja, e cila tha se problemi është pak më i madh se kaq.

Pjesë nga biseda:

Irma Marku: Kërcënohen policët.

Artan Rexhepi: Ngrijë zërin ose lëri punën. Kam inteligjencë mbi mesataren i kuptoj ca gjëra.

Mësuesja: E kam në kuptim të përgjithshëm. Kërcënohen të gjithë. Ka një reagim komunitar, prindërit që ndihen të kërcënuar duhet të reagojnë. Nuk ndodh më që ne të disiplinojmë. Se përjashtojmë dot, një nxënës që pi cigare para syve të mi. Duhet të reagojmë si komunitet.

Rexhepi: E kanalizova te policia sepse atë mbuloj. Por nuk u zgjidh këtu problemi. Shteti i ka kapacitetet që mos afrohet miza.

Shteti ka për detyrë që të bëjë masa parandaluese. Duhet të ketë autoritet shteti. Një familje e mirë ndoshta ai nuk bëhet kontingjent

Tushe: Detyra jonë është të ndërgjegjësohen fëmijët tanë që  të bjerë kërkesa e fëmijëve. Është një rrugë efektive. Është e gabuar që mbivlerësimi që mund të zgjidhet vetëm me rrugën policore.

G.MO/A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Plebeu: 23/03/2023 16:08

    Te gjithe tregojne me gishta na njeri-tjetri, dhe askush nuk permend faktin qe te rinjve i mungon nje motivim per t'u rritur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm