Vjehërr e nuse janë prangosur ditën e sotme në fshatin Kllojkë pasi në banesën e tyre u zbuluan nga policia, 80 kg kanabis dhe 6 armë zjarri. Në kërkim policia shpalli djalin e ciftit.

Burime nga policia bene me dije se, një sasi lënde narkotike prej rreth 80 kg kanabis si dhe një sasi armatimi, u bllokua këtë mëngjes nga policia e Tiranës, në fshatin Kllojkë ndersa në pranga janë vënë shtetasit, Xhelal Biraçi, 78 vjeç, banues në Tiranë dhe Shahe Biraçi, nusja e familjes Biraci.

Lajmi u bë i ditur fillimisht për “Report Tv”, nga burime të policisë së Tiranës që thanë se zyra e Antidrogës, pas një hetimi disa javor, ne saje te operacionit "Kllojka' zbuloi një vend grumbullimi të lëndës narkotike.

Ndërkaq hetuesit e antidrogës thanë se kanë arrestuar edhe 2 persona të dyshuar, pjestarë të nje familje. Sakaq djali i çifti është shpallur në kërkim. 

Bëhet fjalë për një sasi prej rreth 80 kg e cila ishte e tharë e cila ishte e gatshme për t’u amballazhuar dhe për t’u transportuar për t’u shitur. Shumë pranë vendit ku ishte e lënda narkotike, policia gjeti edhe një armatimi, si dy pushkë, 4 kallashnikovë dhe një sasi municonesh.

Sekuestrimi e arrestimet
Disa ore më pas, Policia zbardhi operacionin. Hetimi kishte nisur disa javë më parë, ndërsa oficerët dhe agjentët e Antidrogës, mbajtën në vëzhgim disa të dyshuar. Pas ndjekjes së tyre, policia zbuloi edhe bazën e grumbullimt të kanabisit e cila u bllokua.

Sekuestrohen 6 armë zjarri dhe 80 kg Cannabis Sattiva. Në pranga 2 shtetas dhe një i tretë në kërkim. 

Sot më datë 12.07.2016, Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 1, bënë të mundur finalizimin e operacionit "Kllojka", ku u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

1. Xhelal Biraçi, 78 vjeç,  banues në Tiranë.

2. Shahe Biraçi, 41 vjeçe, banuese në Tiranë.

Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit:
-  G. Biraçi, 41 vjeç, banues në Tiranë

Kapja në flagrancë e këtyre shtetasve u bë pas informacionit të marrë se në banesën e tyre ka municion luftarak. Nga kontrolli i ushtruar në banesën e tyre  në fshatin "Kllojkë", i'u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

- 3 Armë zjari automatik, model 56.  
- 1 Armë zjarri automatik, model 54 (sharrs). 
- 2 Armë zjarri pushkë, model 63.

Gjithashtu është gjetur dhe sekuestruar në cilësin e provës materiale një sasi bime e dyshuar narkotike e llojtë "Cannabis Sattiva", me peshë rreth 80 kg si dhe një peshore elektronike që shërbente për peshimin e kësaj bime.  

Materialet proceduriale i'u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë, për veprat penale "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municioneve" dhe "Prodhim dhe shitja e narkotikve", parashikuar nga Nenet 278-25 dhe 283-25 të Kodit Penal.

[gallery]19047[/gallery]

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com