KRUJË- Dy parcela kanabisi janë zbuluar në flagrancë nga droni monitorues në fshatin Mukje në Krujë.
Në kuadër të operacionit ‘Monitorimi’ u zbulua se në këto dy parcela ishin kultivuar 130 bimë narkotike, ndërsa janë kapur duke shkuar për t’u kujdesur për bimët narkotike, edhe dy persona.
Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasit Sh. S., 55 vjeç, dhe M. M., 23 vjeç, të dy banues në Mukje, Krujë. Gjatë kontrollit në banesën e Sh. S., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një krehër arme dhe municion luftarak.
‘Komisariati i Policisë Krujë, në vijim të punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, bazuar dhe në inteligjencën policore, ka finalizuar operacionin e koduar "Monitorimi".
Si rezultat i tij u arrestuan në flagrancë shtetasit Sh. S., 55 vjeç, dhe M. M., 23 vjeç, të dy banues në Mukje, Krujë.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë kultivuar bimë narkotike në dy parcela në pyllin e fshatit Mukje, Krujë. Gjatë kontrollit në këto parcela, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 130 bimë të dyshuara narkotike cannabis.
Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Sh. S., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një krehër arme dhe municion luftarak.’- njofton policia.
M.Q./S.Ç/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?
-
Po
73.6%
-
Jo
19.2%
-
Nuk e di
7.1%
Vota total: 4618
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nëntoka e Durrësit vijon të zbulojë thesare/ Dy mozaikët e gjetur tregojnë për një histori të paktën 1900 vjeçare
18 Maj, 13:41
-
Kush do vriste Durim Bamin? Detaje nga armiqësia me grupin e Shijakut
18 Maj, 13:25
-
Fier/ U kap me 1.2 kg kanabis në makinë, kapet 28-vjeçari, vihen në pranga dhe dy blerësit
18 Maj, 12:31
-
SPECIALE/ Një shëtitje në muzeun e hapur të Durrësit antik, kanë nisur rezervimet edhe për vitin 2025
17 Maj, 20:10
-
U arrestua se hodhi molotov para bashkisë në protestën e PL-së dhe Rithemelimit, Apeli lë në arrest shtëpie 31-vjeçarin
17 Maj, 15:47
-
Durrës/ Mbajti peng fëmijët, arrest me burg për Aleks Markun! Gjyqtari Shkëlzen Liçaj seancë sekrete, në mënyrë arbitrare nxjerr gazetarët jashtë
17 Maj, 13:46
-
Operacioni i SPAK, kontrollohet shtëpia e Albert Zajës në Larushk! I dënuar për vrasjen e Shkëlzen Kastratit
17 Maj, 08:18
-
Rrëzimi nga Superliga, 'eksod' te Erzeni
16 Maj, 19:07
-
Babë e bir në Krujë arrestohen për miniserën me kanabis në mes të pyllit
16 Maj, 12:11
-
Durrës/ Shisnin kokainë në berberhane, arrestohen 2 persona, sekuestrohen dhjetëra doza për shitje
16 Maj, 11:17
-
Mbajti fëmijët peng me kallashnikov/ Zbardhet dëshmia e Aleks Markut në polici: Nuk jam treguar i dhunshëm! Me gruan kishim debate prej kohësh
16 Maj, 10:56
-
Durrës, i vuri tritol magazinës, në kërkim 24 vjeçari
15 Maj, 13:31
Cojeni dhe niklel dronin apo …
Përgjigju