Shkodra i ka dhënë sot lamtumirën njeriut që i fali aq shumë buzëqeshje edhe në vitet e vështira. Kanë ardhur të gjithë, nga Tirana e kudo, aktorë, miq dhe të afër por dhe artëdashës.
Ndërsa djali, Julian Deda mbjati fjalimin e lamtumirës
Kam dëshirë që të falënderoj Zef Dedën për atë që ishte. Babai i jashtëzakonshëm, burrë i jashtëzakonshëm, gjysh i mrekullueshëm, artist i madh. Nuk e di se sa të fokusuar duhet të jemi ne dhe fëmjët tonë të mundohemi të ruajmë emrin e mirë që ka lënë në Shkodër e Shqipëri.
Shpresoj t’ia dalim, por besoj që një ndihmë e madhe do na japë dhe baba nga lart. Me punën e tij, me moralin e tij dhe me mënyrën se si është sjellë në jetë, na e ka bërë jetën edhe më të lehtë. E falënderoj nga zemra. Sot nuk di s’i t’i rreshtoj fjalët. Dua t’ju falënderoj dhe kolegët e babës.
Jeni një brez që i keni ruajtur marrëdhëniet njerëzore me njëri tjetrin të cilin ne nuk e kemi për fat të keq. Jeni shembull për ne. Falënderoj nga zemra dhe publikun e tij. Sot meqë është hera e fundit që është në teatrin Migjeni, dua t’i dhurojmë një duartrokitje të fundit”
familje artistesh,,,shkodra nderohet me zef deden dhe estraden e shkodres... keni qene dhe jeni te mrekullueshem..por humbje te tilla na trishtojne shume...shteti duhej te interesohet me shume per shendetin e ketyre artistave te medhenj...
Përgjigju