TIRANË- Në një kohë kur në media zënë një hapësirë të konsiderueshme personazhe që janë bërë të famshëm nga “hiçi” ose janë VIP pa dhënë asnjë kontribut, publiku është i “etur” për figura që kanë dhënë shumë për publikun shqiptare.
E jo më kot, videoja ku aktori i madh i humorit Zef Deda ka shpërthyer në lot kur është pyetur në emisionin ‘N’kohë’ të gazetarit Ermal Qori, “nëse ndihet i vlerësuar”, renditet ndër më të klikuara në Shqiptarja.com. Ajo qëndron e 9-ta në listë.
Pyetje- Ju keni një jetë që i keni dedikuar shpirtin artit, kur ktheni kokën pas, a ndjeheni i vlerësuar nga ky vend, apo ishte një fatkeqësi që lindët në Shqipëri?
Zef Deda- Fati më i mirë që kam qëlluar në Shqipëri, për arsye se është një popull që…(Loton) Unë jam aktor komedian, por kam mbresat e mia për popullin tem, është popull i dashtun, është kaq artdashës, kaq i kulturum sa të kupton dhe nuk të largon kurrë veç të afron.