Akuzat e Berishës, Dumani 'kryqëzon' Nokën: S’jam peng i askujt! Drejtësia s'mund të sfidohet! S’i kam pasur duar të lidhura as në 2008, as në 2023

Me tone të larta, si rrallë herë në publik, kreu i SPAK Altin Dumani, i është përgjigjur akuzave të Sali Berishës në lidhje me kapjen e sistemit të drejtësisë nga Edi Rama. Ishte deputeti i Rithemelimit Flamur Noka i cili përcolli akuzat e Sali Berishës në Komisionin e Ligjeve, duke pyetur Dumanin nëse po përdoret nga Rama për të luftuar opozitën.

Dumani nënvizoi se nuk i ka pasur duart e lidhura as në 2008, kohë kur qeverisë Berisha dhe as tani në 2023, ndërsa i bëri të qartë se sistemi i drejtësisë nuk mund të sfidohet.

Kreu i SPAK tha se ai është prokuror e se është i përkohshëm si drejtues i SPAK.

Noka: Po mbani të burgosur politik Berishën pa akuzë. Niset një proces politik ndaj tij në shkelje të kushtetutës. Po ashtu edhe për Fatmir Mediun, proces kundër Ilir Metës, drejtues tjetër i një forcë opozitare. Ose po përdoreni politikisht për të luftuar opozitën ose keni një mision të detyruar nga kreu i këtij regjimi. E gjitha si një luftë politike ndaj opozitës. A po përdoreni nga Rama për të luftuar opozitën?

Dumani: Mua nuk më rriten veshët as kur më lavdërojnë dhe as kur më shajnë kush me njeh e di shumë mirë se çfarë përfaqësoj, unë i njëjti ngelem. Sot në këtë detyrë që më është besuar po përpiqem të bëj më të mirën.

A jemi për tu kritikuar? Patjetër që po, por kur ka vend për tu shqetësuar duhet. Ju referuarat raportit të IDM-së, por nuk the vlerësimin  e IDM për SPAK, e thoje dhe këtë. Ne jemi skaj fundor,  ngremë akuza fusim njerëz në burg nuk është kurrë kënaqësi! Por kjo është detyra jonë dhe ne nuk flemë të qetë, pasi mendojmë nëse kemi marrë vendim të drejtë apo jo. Por referoju edhe raporteve të ndërkombëtareve për punën e SPAK.

E thash ai që kam qenë ai jam. Si kam pasur duart e lidhura në 2008 dhe as në 2023. Si prokuror, jam prokuror, jam prokuror, nuk jam drejtues. Ky është funksione lidh veten time me prokuror. Politikë nuk ka shans të më ndikojë kush mua në punën time. Zero shanse në punë time dhe të kolegeve të mi.

Sa për Berishën, ajo është çështje në hetim nuk mund të prononcohem. Çdo vendim është i kontrollueshme nga sistemi gjyqësor. Por një gjë mund të them, drejtësia nuk mund të sfidohet dhe unë nuk jam peng i askujt. Sa i takon proceseve penale për të luftuar opozitën? Paskam duar të lidhura unë?!

Nga 10 Shtator 2007 – 2010, Dumani ka qenë Zv/ Drejtues i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe Drejtuesi i Njësisë së Përbashkët Hetimore, për hetimin e krimit ekonomik dhe korrupsionit.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sapa: 22/05/2024 14:18

    A thua valle te solli nje fuqi hyjnore per ta shpetuar kete popull?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria humb me Italinë, a ka shanse të kalojë grupin në Euro 2024?



×

Lajmi i fundit

Berat Gjimshiti i sinqertë: Italia e kishte të lehtë sot, duhet të bënim faulla

Berat Gjimshiti i sinqertë: Italia e kishte të lehtë sot, duhet të bënim faulla